Elina Zhengo

Pas Luiza Gegës, një tjetër shqiptare shpallet kampione Europe, por me flamur tjetër

22 Gusht 2022, 07:44| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 10:03

  • Share

Atletja shqiptare Luiza Gega bëri një performancë të shkëlqyer në 3 mijë metra me pengesa duke u shpallur kampione Europe, e duke emocionuar çdo shqiptar. Por Gega, nuk ishte e vetmja shqiptare që fitoi në finalet e Kampionatit europian të atletikës.

Kampione e Europës u shpall edhe Elina Tzengko, (Zhengo) e lindur në Greqi nga prindër shqiptarë nga Korça, e cila dominoi garën e hedhjes së shtizës me hedhjen 65 metra e 81 centimetra në Mynih, duke fituar medaljen e artë.

Vetëm 20 vjeç, Elina ka lindur në afërsi të Kalkidikisë, dhe cilësohet si ylli i disiplinës botërore. Në vitin 2018, Elina mori nënshtetësinë grekë, vendi ku është lindur, rritur dhe stërvitur në këtë sport, duke i dhënë vendit fqinj një tjetër protagoniste shqiptare. Tashmë i ka sjellë medalje me shumë vlerë Greqisë, e shumë të tjera priten prej saj në të ardhmen.

Pas triumfit në hedhjen e shtizës, Elina Tzengko, është ndalur të flasë edhe për rrënjët e saj.

“Përpara pak vitesh as që mund të konkurroja jashtë Greqisë sepse nuk kisha shtetësi. Nuk kishte ndjesi më të keqe. Kisha lindur në Greqi por ndihesha e huaj. Prindërit e mi janë shqiptarë, nuk e mohoj dhe nuk e kam as turp ta them një gjë të tillë megjithatë unë kam lindur në Greqi dhe e dua edhe këtë vend.

Së pari babai im u largua kur nëna ime ishte shtatzënë me motrën time më të madhe. Ai mbërriti në këmbë nga Shqipëria në Halkidiki dhe kur gjeti punë si ndërtues, nëna ime e ndoqi.

Përshtatja e tyre me Greqinë nuk ishte e lehtë. Ata kishin lënë punën e tyre (babai im ishte polic dhe nëna ime ishte mësuese), ata nuk njihnin askënd, nuk flisnin gjuhën dhe kur lindi motra ime, ata jetonin në një dhomë pothuajse bosh. Një dyshek, një tavolinë, një enë... Nuk u ankuan kurrë...”, ka thënë ajo në një intervistë për mediat greke.

Ora 10:00
U shpall kampione në hedhjen në shtizë për Greqinë, Elina Xhengo: Kam marrë edhe mesazhe negative, e bëjnë sepse kam origjinë shqiptare

Elina Xhengo, kampione e Europës në hedhje shtize, vajza 20-vjeçare e lindur nga prindër shqiptarë, nuk e ka shijuar tërësisht sukesesin e europianit të Mynihut.

Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe madje valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, ka pasur mesazhe fyese me bazë raciste për shkak të origjinës. 

“Kam marrë edhe mesazhe negative, sepse jam me origjinë nga Shqipëria”, tha Elina në një intervistë për televizionin kombëtar ANT1.

 “Bëra shumë përpjekje dhe përgatitje, po bëhesha gati dhe në momentin e fundit nuk shkova në ndeshje pasi nuk kisha nënshtetësi greke. Këtu kam lindur, këtu jam rritur, Greqia është vendi im. Unë jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë nga atje. Nuk kam përjetuar racizëm, njerëzit në fshatin ku jetojmë më kanë trajtuar mirë që në fëmijëri, kam qenë edhe shumë sociale”, tha Elina Jengo për vonesën me të cilën mori nënshtetësinë greke.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 23/08/2022 16:14

    Dua vetem te kujtoni ilir sulin ne nje interview para disa muajsh.iliri per ate qe se Di Ka qen peshngritesi me I sukseshem shqiptar Pas pirro dhimes ishte kampion evrope.nenkampion note dhe medalje e argjend ne lojrat olimpike ne sidnei ..ishte pa Pune pa shpi pa pension e kjo sepse u tregua patriot ndryshe nga miqt e tij QE garuan per greqin e jetojn nje jete te denje per ish sportiste elitare.mos e paragjykoni vajzen e Mo's e krahasoni me luizen.po ta dinit junci Kan bere keta luizes sdo e shanit vajzen ...nejse patriot ngelshi por asaj ai vend QE NE e urrejm I Ka dhen shkollen e kushtet per tu stervitur Jo si luiza QE stervitet me leket e saj

    Përgjigju
  • E verteta: 22/08/2022 15:29

    E verteta mbiemri i vajzes eshte Xhengo the alfabeti grek nuk X prandaj i fillon me TZ. Familja dhe vajza jane njerez te shkelqyer kane shkuar ne greqi ne vitet 90 dhe vajza nuk e mohon qe eshte shqiptare por eshte lindur rritur dhe stervitur ne greqi se po te ishte ne shqiperi sdo kishte shanse te arrinte kte sukses. prandaj ju qe sdini cfare thoni dhe beni comente negative shikoni punen tuaj nuk jeni kaq patriota sa beheni

    Përgjigju
    • Bingo: 23/08/2022 13:36

      Luiza Gega jeton dhe punon nè Shqipèri, o llum. Kini lepurin nè bark dhe shkoni deri aty saqè mohoni vetveten, kjo èshtè diçka tjetèr. Duhet tè jetè ndjenjè e theksuar inferioriteti, kjo qè "iu detyron" tè hani turpin me bukè. Ka psikiatèr qè premtojnè zgjidhje, edhe pèr kèto sèmundje mendore. Edhe kjo èshtè e vèrteta.

  • GOLI: 22/08/2022 14:45

    FARE E QARTE....ÇUPA ESHTE NJE SHERBETORE E GREKOFILIZMIT ARMIQSORĒ...E TERA Ç'TE THEMI GJE TJETER ESHTE SHTERPĒ.

    Përgjigju
  • Durrsaku: 22/08/2022 13:42

    Ca fai ka ajo e shkreta !! Mbiemrin e kan nderruar prinderit me kap na nji kokerr pune !! ???????? !! Asaj brravo i qofte per medalien ! Difenza esht qe te fitosh nji medalie per greqi, je thesht nje na te shumtit , ta fitosh per Shqiperin kthehesh ne legjend !! Kur ta kuptojn femijet tane qe jetojm jasht , do jet arritje per Shqiperin !! E vertet qe kjo vajz esht lindur e rritur ne greqi por shetesin prap 18 vjeqe jan kan dhen jo qe nga lindja !! Deri 18 shetas i seris B ke qen !????????‍♂️

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 22/08/2022 13:21

    Jo kaq shume aktivitet me komente denigruese per shqiptaret se vetem nje kazan me sup kemi… Efharisto. Pertej ironise ndaj komentuesve supaxhinj, duhet te uroj Elinen per medaljen dhe me gezon fakti qe ajo nuk harroi te permendi origjinen shqiptare! Fitorja e saj ben krenar edhe kombin tone.

    Përgjigju
  • Greko maskara: 22/08/2022 11:24

    I vetmi shtet ne bot eshte greqia qe ua mohon flamurin shqiptareve biles edhe te flasin shqip nuk ua lejon.

    Përgjigju
  • Kariolios papulias: 22/08/2022 11:24

    Ne vitet 96-97 ke passaporta nfund fare shkruanin dhe feja ortodokse grekerit sdi nese i kan detyru me i hek kto apo i kane akoma po nese i hyn thelle nbiseda pak me private shumica e tyre te thone qe mitera mu i thoshte psomise BUKA dmth pis milet shqiptare hesapi kane ndrruar emrin fene dhe jane shume ne Greqi kto tzengot kokpafka.Nese ka turp tmadh mbi toke eshte te kesh emrin janis dhe mbiemrin filipidhis me qene shqiptar eshte privilegj jo kushdo lind i tille.

    Përgjigju
    • shqip: 22/08/2022 15:43

      po ik mor rrit k??i shko lesho lopen

    • Gezimi: 22/08/2022 12:07

      Ta Gezosh

  • LORA: 22/08/2022 11:02

    Urime Elina Zhengos per medaljen e arte europiane, ne hedhje shtize. Perderisa ajo eshte lindur e rritur e stervitur ne Greqi duhej te garonte per te. Sidoqofte ajo eshte nje atlete shqiptare e shkelqyer. Urime prinderve te saj,krenare per vajzen e tyre.

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/08/2022 10:50

    Bravo moj bije Te lumte qe ja vlereson mundin e prinderve per rritjen dhe edukimin tuaj Si ty jene me qindra mij femij emigrantesh qe me mundin e prinderve kan mbaruat studimet ne emigracion Si prinderit e tu edhe un i shkollova femijet dhe dolen shkelqyeshem ne universitet dhe tani drejtojn aziendat ku punojn

    Përgjigju
  • Jorgo: 22/08/2022 10:15

    Kjo ka lindur ne greqistan nga familje emigrantesh shqiptar kur ishte SALA me LIKE FLORIRIN ne pushtet.

    Përgjigju
  • ari: 22/08/2022 09:57

    po mjaft me keto pseudo shqiptare..perderisa kane ndrruar emrin,kjo ka pranuar te mos quhet shqiptare..ndaj skuptoj pse e promovoni si shqiptare. perderisa ne si shtet skemi asnje mbeshtetje pse behemi sikur na plas..sa here qe fitojne

    Përgjigju
  • ELINA: 22/08/2022 08:46

    Zemer, ta gezosh emrin Elinase dhe ta duash ate vend me shume se kte Shqiperin e qelbur se atje ka vlere Medalja, kurse ktu ate te gjatin qe hedh Ti te ngelet. Jan treguar te Poshter dhe Grekerit se 77% Shqiotar jane qe sta kane dhene pasaporten ne para se je lind atje, por me mire vone se kurre. Suksese te metejshme dhe Mos u intimido nga i pleherdhiku Shqipetar. Sna vjen turp se skemi Pse Por per momentin skemi me cfare mburremi. Por Po, mburru dhe krenohu me veten se Kombesia esht Helm.

    Përgjigju
    • ELINA: 22/08/2022 12:14

      O Gjergji O Shqiptari …. Shqipetar qenkeni Ju qe flisni me kete lloj fjalori. Pse ky Fjalor qenka identiteti Shqipetar. Prandaj Enciklopedia Maqedonase thote jemi njerez me bisht. Hahahah. Ja prandaj me pelqen Greku me shume se po ushqen 1 milion plehra si puna Juaj dhe prap vjedhni vret. O bushtra Buqesh, Mos ja u qift kush me robt se qenkeni rrace e ndyre. Pthtuuuu fjalorit e kombesise tende se nuk ju peshtyj dot direkt se kam frike se ju bekoj…. Dhe shpresoj Mos qiniiii as motrat tuaja se fatkeqesisht kush nuk pjellka ne kete bote

    • Gjergj: 22/08/2022 10:46

      Çfarè flet more karagjoz? I ke provuar medaljet e grekèrve ti, qè paskeshin kaq shumè vlerè, saqè tani po jep rekomandime pèr tè tjerèt, pa tè pyetur askush. Pshurru more injorant, analfabet funksional.

    • Shqiptari: 22/08/2022 10:03

      Çfarë qelbësire qënke moj bushtër nëse je femër. Kur do shpëtojë ky vënd nga plehrat që ka dhe nuk po mbarojnë.

    • O ELINA: 22/08/2022 09:57

      Ama edhe ai vend per tu dashuruar eshte gerqia hahahahaha.

  • Lui: 22/08/2022 08:34

    Dhe mbiemrin i'a paskan ndërruar në shkrim.

    Përgjigju
    • Lee: 22/08/2022 09:59

      I vetmi shtet historikisht qe nderron emra e mbiemra. Hahahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?