Pas Maas, edhe Ministri gjerman i Ekonomisë karantinohet nga Covid

24 Shtator 2020, 14:57| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 15:00

  • Share

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier tha se ka hyrë në karantinë, pasi një punonjës i ministrisë rezultoi pozitiv nga testi për COVID-19.

Ministri Altmaier në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se “mësova se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrisë, i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së BE-së që u mbajt në Berlin. Si masë paraprake kam hyrë në karantinë në shtëpi”.

Dje ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass hyri në karantinë pasi një prej truprojave të tij rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndroi në karantinë për 14 ditë në muajin mars pasi mjeku që i kishte dhënë injeksionin për vaksinën e gripit rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?