Kronikë

Pas makthit me trafikun, qytetarët në Fushë-Krujë 15 minuta mbi urë për të kaluar lumin (VIDEO)

14 Korrik 2019, 11:13| Përditesimi: 14 Korrik 2019, 11:18

  • Share

Rindërtimi i urës së lumit Zezë në qendër të qytetit të Fushë-Krujës ka sjellë anomali të mëdha në qarkullimin e mjeteve në autostradën Fushë-Krujë- Thumanë, dhe Vorë- Rinas- Fushë-Krujë por edhe në lëvizjen e këmbësorëve të cilët duan të kalojnë nga njëra anë e qytetit ne tjetrën.

Për kalimin e lumit nga njëra anë në tjetrën firma që po kryen punimet ka vënë një urë provizore metalike e cila nuk e përballon dot fluksin pasi është shumë e ngushtë.

Siç vihet re në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com fluksi i këmbësoreve që duan të kalojnë nga njëra anë në tjetrën është i madh ndërsa në urë lëvizja bëhet shumë e ngadaltë për shkak të ngushtësisë së saj.

Për të kaluar nga njëri krah në tjetrin një personi i duhen minimalisht 15 minuta. Një shqetësim tjetër është dhe rreziku që i kanoset këmbësorëve që kalojnë mbi këtë urë të improvizuar pasi konstruksioni i saj nuk është në gjendje të përballojë gjithë këtë peshë qe kalon mbi të./Përgatiti Juljan Shota.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 15/07/2019 10:05

    Pse të gjith periheresh si kope delesh?

    Përgjigju
  • shqipe: 14/07/2019 21:41

    Me pase lezet sa te urte jemi si popull me ba me ja ngushtu edhe me shume uren kurkush sban ze . NE shqetesohemi vec me na i sha partite aty ste falim me dhe bertasim e vritemi .

    Përgjigju
  • Lol: 14/07/2019 14:06

    Mos shembet me kaq njerez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?