Dogana Qafë Thanë

Sociale

Pas Malit të Zi, lehtësohet lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut me 'Karton Jeshil' 1-vjeçar për 50 Euro

1 Prill, 13:45| Përditesimi: 1 Prill, 14:41

  • Share

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të presin policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Njoftimi është bërë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve drejt vendeve fqinje.

Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor,  për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë  drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 Shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjon: 01/04/2025 14:22

    Kjo nuk i ndimon ata që duan të shkojnë 1 ose dy ditë në Maqedoninë e veriut,duhet bërë si me MALIN e ZI paguan 15 euro dhe shkon ha një drekë në Ohër apo gjekt...

    Përgjigju
    • Alb: 01/04/2025 18:36

      Po paguaj 50 euro dhe shko ha gjithë vitin. Apo të ndihmon të të paguajnë edhe drekën? Të vesh të hadhë drekë 50 deri në 100 euro dhe të qash për 15 euro? Ik o kokrra e idiotit. Paske lekë edhe për drekë ti që po qahesh për 15 euro. Të thoshe se kishe ndonjë hall shëndetësor dhe hajde mo, të të kuptoja që mbase 15 euro janë shumë për ty. Por njerëz si ty, vetëm paradokse të tilla mund të shpikin.

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?