TIRANE-Sllovenia ditën e sotme ka futur Shqipërinë e Portugalinë në listën e kuqe të vendeve nga të cilat hyrja nënkupton një karantinë 14-ditore, përveç disa përjashtimeve.
Pra për shqiptarët që duan të futen në Slloveni duhet të bëjnë një karantinë 14 ditore. Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe. "Këshillojmë fuqimisht shmangien e çdo udhëtimi në vendet me listës së kuqe".
Sllovenët theksojnë se në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Theksojmë se ditën e hënë ishte Mali i Zi që mbylli kufirin me Shqipërinë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID në vendin tonë. Në Shqipëri në 9 ditët e fundit janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 48 numrin në total.
Po nese behet fjale per 40 infektime ne jave per 100.000 banore, atehere Shqiperoa ka shume me pak. Atehere cila eshte arsyeja e bllokimit?
Përgjigju