Lulzim Basha dhe Artur Roshi

PD e aleatët i vetmi koalicion, pritet t’u bashkohet edhe Artur Roshi! Nesër regjistrohen në KQZ

23 Shkurt 2021, 13:54| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 16:04

  • Share

TIRANË- Opozita e Bashkuar do të jetë i vetmi koalicion në zgjedhjet parlamentare. Të mërkurën përfaqësuesit e mandatuar nga kryedemokratin Lulzim Basha, partia e të cilit do të jetë udhëheqëse e listës shumëemërore do të dorëzojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si koalicion, teksa pritet të zbulohet edhe emri i tij.

Një mundësi është që koalicioni të quhet ‘Shqipëria Fiton’, duke qenë se ky është edhe slogani i PD në këto zgjedhje. Megjithatë, teksa nuk ka mbyllur ende marrëveshjen me Mediun e Idrizin, Basha po kthen sytë nga opozita brenda parlamentit.

Pjesë e koalicionit pritet të bëhet edhe Artur Roshi i Ballit Kombëtar Demokrat , i cili pranoi mandatin e deputetit pasi opozita vendosi djegien e tyre në 2019. Ky i fundit zhvilli një ditë më parë një takim në selinë blu.

Por cilat janë pretendimet e secilës palë?  Agron Duka i PPA ishte i pari që mbylli marrëveshjen me Bashën. Ai do të jetë i treti në listën e Durrësit, ndërsa në të 11 qarqet e tjera do të ketë kandidatë në zonat jo-fituese.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka siguruar një vend të sigurt në listat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe po ashtu Nard Ndoka në Shkodër, teksa nuk kanë shprehur pretendime për tu përfaqësuar me emra të tjerë, nisur edhe nga fakti që strukturat e këtyre partive janë gati gati inekzistente.

Mediu dhe Idrizi ende nuk e kanë bindur Lulzim Bashën për kandidatët nga partitë e tyre, teksa i kanë dorëzuar këtij të fundit një listë me emrat që duan të përfshijnë në garën elektorale. Ato kanë pretendime në disa qarqe të vendit, si Tirana, Durrësi, Fieri e Vlora. Për këtë arsye, takimet në selinë blu, zhvillohen thuajse çdo ditë.

Pa një zonë se ku do garojë është edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili pritet të garojë në Vlorë ose Korçë. Ndërsa LSI tashmë e ka vendosur që të dalë me logon e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çuditërisht: 23/02/2021 21:52

    Po këtij Roshit,Rama i solli dhe eshtrat e Komod,apo Kapedanit të Ballit ,Mithatit beut

    Përgjigju
  • raul: 23/02/2021 17:25

    Leshilijes , leshilikes e ka prere bileten akoma pa filluar zgjedhjet. Kesaj radhe leshelija do marre goditje shembullore nga votuesit shqiptare me 25 prill duke nxjerre sektin naziskin te Leshelise te ministrave dhe drejtoreve superhajdute, te gjithe te pandehur nje here e pergjithmone jashte sistemit politik. Gruaja me llapaqene e planetit, me e urryera, me e lajthitura me sharebajga per shqiptaret ne koshin e plehrave te historise. Fallxhorja horoskopike leshelike, sudja e perralles me 5 pika ne gropen septike me 25 prill.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?