Këngëtarja Demi Lovato

VIP & Spektakël

Pas mbidozës, Demi Lovato merr vendimin drastik

5 Shtator 2018, 18:31| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 18:33

  • Share

Demi Lovato ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë në jetën e saj. Ajo u shtrua me urgjencë në spital për shkak të mbidozës së heroinës. Gjithçka ndodhi vetëm para pak muajsh gjatë një feste në shtëpinë e saj.

Miqtë u përpoqën ta mbanin gjallë duke i dhënë ‘Narcan’ dhe më pas kaloi 10 ditë në spital. Që kur doli nga spitali, Demi nuk është kthyer më në shtëpi, por iu drejtua menjëherë qendrës së rehabilitimit. Madje ka vendosur ta shesë shtëpinë e saj.

“TMZ” shkruan se Lovato nuk dëshiron që të kthehet më aty për shkak të kujtimeve të hidhura, prandaj ka vendosur që ta shesë. Të njëjtat burime informojnë se banesa ka dalë në shitje për 9,5 milionë dollarë dhe këngëtarja e bleu në shtator të vitit 2016 për 8,3 milionë dollarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?