Sport

Pas Mesut Ozil, një tjetër ish-kampion bote largohet nga kombëtarja e Gjermanisë

5 Gusht 2018, 18:25| Përditesimi: 5 Gusht 2018, 18:27

  • Share

Kombëtarja gjermane duket se nuk po gjen qetësinë e duhur pas dështimit në Botëror, i cili po vijon me pasojat mbi ekipin e “panzerave”. Pas tërheqjes së Mesut Ozil nga Kombëtarja dhe skandalit që shpërtheu pas akuzave të tij për racizëm në skuadër, tashmë një tjetër lojtar i ka dhënë lamtumirën katër herë kampionëve të Botës.

Bëhet fjalë pikërisht për Mario Gomez, me sulmuesin e Stuttgartit që ka mbyllur aventurën e tij në futbollin ndërkombëtar. 33-vjeçari ka qenë një ndër sulmuesit më të rëndësishëm të Gjermanisë në dekadën e fundit, duke regjistruar 31 gola të shënuar në 78 prezenca me fanellën e përfaqësueses.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?