Kreu i PL, Ilir Meta

Pas 'Metës' do duhet një lum i tërë të pastrojë vendin?!

26 Tetor, 17:31| Përditesimi: 26 Tetor, 17:33

  • Share

Nëse nuk do të ishte arrestimi i ashpër ndaj ish-presidentit Meta, dalja e tij para togave të zeza për masën e arrestit do të ishte pjesa rënëse e kurbës së interesit për të. Apo siç duket hapur tani, që interesi për të ka rënë krejtësisht. Ajo që kuptohet është se dëshira publike për të parë të korruptuarit para Drejtësisë apo barazisë para ligjit i është çelur një dritëz shprese. Dhe, rasti “Meta” e tregoi këtë me interesin publik për ta parë në atë lloj masë arresti. Prej kohësh publiku ia kishte paraparë fatin. Duke i prezumuar pafajësinë, derisa të marrë verdiktin përfundimtar, një gjë është e dukshme: Shqiptarët janë mes faktit nëse ka drejtësi në vend apo se vetë ne nuk e duam. Këto ditë me arrestin e Metës na i kanë provuar të dyja anët e medaljes.

Shqiptari i zakonshëm është i pamësuar me vonesën dhe standardin e Drejtësisë së re, ashtu si segmente të tëra të shoqërisë janë totalisht të zhgënjyer prej saj. Fakti i 140.000 dosjeve të paprekura do kërkojë një operacion të jashtëzakonshëm për t’u kryer, por një gjë mund të parashihet se koha që do të kërkojë, do jetë e pamundur për një sërë individësh ta shohin në të gjallë zgjidhjen e tyre. Prej sa u ngritën në unision të 140 kartonat e parlamentit shqiptar, një gjë u pa realisht: mungesa e kulturës së parlamentarëve tanë për të kundërshtuar realisht apo për të sjellë variantet që mund të ishin më të përshtatshme. Me kushtin për të qenë mirë me dy aleatët: Ambasadën amerikane dhe përfaqësuesen e Evropës, gjithçka kaloi sikur të ishte normale në parlamentin tonë për një nga vendet më pak normalë të kontinentit.

Përgjigja dhe impakti dihet teksa një pjesë e madhe e shqiptarëve tashmë i janë drejtuar ikjes nga vendi, kurse të tjerë përgatiten të largohen pas tyre. Po nuk mbaron këtu, një pjesë e njerëzve që kanë kaluar Vetting dhe nga të cilët pritshmëria është e madhe nuk është se po e tregojnë ndarjen profesionale nga një periudhë post ‘90, ku shqiptarët kanë vuajtur shumë për drejtësinë. Kurse në ditët tona qëndrojnë ende të hapur çështja e Inceneratorit, “Gërdecit” dhe “21 Janarit”, që duket se do marrin kohë, nëse nuk përfundojnë jo pa pak gjasa në Kalendat greke. Ndaj shpresat e ndryshimit me arrestin e Metës dhe masën ndaj Kryemadhit, nuk është se kanë vazhduar apo se ka pasur përshtypje të madhe fill pas dy-tre ditësh.

Shqiptarët e pamësuar me drejtësi e kanë ende të vështirë të besojnë se do të bëhet drejtësi deri në fund. Paçka se Meta, Berisha, Kryemadhi, Çyrbja, Ndreca e të tjerë tashmë po përballen realisht me të. Do duhet një lum i madh që të lajë korrupsionin dhe të keqen në vendin tonë, sepse kostoja e saj reale ngado në qeveri, qoftë ajo lokale apo qëndrore nuk përbën më vetëm standardin tonë të ulët të jetesës por edhe humbjën e madhe të besimit të publikut. Ky i fundit i ka fshirë nga lista e njerëzve të nderit këta personazhe, shumë kohë, para se Drejtësia me hapat e ngadaltë, të niste proceset e saj…të vendosjes në vend të nderit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 26/10/2024 19:08

    Pse me vetëm Saliun dhe Metën doni të lani mëkatet e hajdutëve të tjerë që janë poshtë tyre? Naivitet

    Përgjigju
    • Andi: 28/10/2024 15:06

      Kapen poshtë, po ca kapni poshtë, kapni peshqit e medhenj. Kapen lart, po pse këto lart kapni ju?

  • xhon: 26/10/2024 17:52

    Këtu është bërë bir Selman i nënës kë të tash më parë,është mbushur me hajdut e trafikant dhe duhen shkulur me rrënjë.Burgun e kan pak por duhet tu merret pasuria e vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?