Sport

Pas Milanit dhe Napolit edhe Roma në garë për Politano-n, 'djalli' zyrtarizon mbrojtësin

13 Janar 2020, 18:30| Përditesimi: 13 Janar 2020, 18:33

  • Share

Në Itali pas Milanit dhe Napolit në sulm për futbollistin e Interit Mateo Politano është hedhur edhe Roma. Klubi verdhekuq të dielën humbi shërbimet e Zaniolo-s i cili mund të mungojë edhe në Europian dhe për këtë arsye e sheh mëngjarashin zikaltër si zëvendësuesin ideal të talentit italian. Për Politano-n, i cili ka mbetur jashtë formacionit pas ardhjes së Conte-s, Inter kërkon të paktën 20 mln euro, por Roma po insiston që ta huazojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndërkaq Milan ka zyrtarizuar afrimin më të ri në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalanta-s Simone Kjaer, i cili është marrë në formë huazimi nga Sevillia, klubi spanjoll që e ka në pronësi danezin. Në komunikatën e shpërndarë në faqen zyrtare Milan thotë se në fund të sezonit ka të drejtën për të ushtruar blerjen përfundimtare të 30-vjeçarit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?