Pas Muçit, bie edhe Xhaferllari, Kolegji e shpall të paligjshëm mandatin në Kushtetuese

27 Nëntor 2019, 19:51| Përditesimi: 27 Nëntor 2019, 19:53

  • Share

Mandati i Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e emëruar disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, është zyrtarisht i paligjshëm. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për fatin e Marsida Xhaferllarit. KPK (shkalla e parë e Vetingut) ka vendosur që për Marsida Xhaferllari të mos merret një vendim nëse duhet apo jo të konfirmohet në detyrë, pasi subjekti kishte humbur statusin e gjyqtares, për shkak se kishte shërbyer në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit që parashikohet në ligj. Xhaferllari e kundërshtoi këtë vendim. Ajo i kërkoi Kolegjit të Apelimit ta konfirmojë në detyrë. Por, Kolegji sot vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, duke e lënë Xhaferllarin pa Veting.

Vendimi i sotëm e bën automatikisht të paligjshëm mandatin e Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Një nga kriteret që duhet të plotësojë kandidati dhe anëtari i Kushtetueses është kalimi me sukses i Vetingut. Me vendimin e Kolegjit, Xhaferllari nuk ka një vendim se ka kaluar me sukses Vetingun, çka e bën të papajtueshëm funksionin e saj me ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Mbetet për t'u parë lëvizja e Presidentit Ilir Meta pas këtij vendimi, nëse do të njohë mbarimin e mandatit për Xhaferllarin siç veproi në rastin e Besnik Muçit apo do të mbrojë Xhaferllarin pa Veting në Kushtetuese.

VENDIMI I PLOTE I KOLEGJIT
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relator, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4 pika 6 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenet 451 germa “b” e nenit 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

  1. Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të tërheqjes së ankimit.
  2. Të deklarojë marrjen e formës së prerë të vendimit nr. 115 datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.11.2019.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gozhd Ndryshkur: 27/11/2019 20:23

    Iluminohu pak Adriatik se ke mbetur varur ne nje gozhde te ndryshkur. http://www.gjykataelarte.gov.al/web/vendim_nr_111_date_06_08_2019_per_lejimin_e_kandidimit_te_zj_marsida_xhaferllari_2222.pdf

    Përgjigju
  • ILIR BAJGA: 27/11/2019 20:11

    O ilir po tani çfar do bësh o bajg. Ushtarët fundërrina po të mbrojn e alibeja ska çfar të boj me dashnoren kauboj. Jeta jote like shkoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?