Pas dy vitesh e gjysmë hetimesh intensive, prokuroria Publike e Genovas ka mbyllur hetimet për shembjen e urës Morandi, tragjedia që mori 43 jetë njerëzish më 14 gusht të vitit 2018.
Hetimi zgjati 2 vjet e gjysmë dhe kanë përfshirë më shumë se 200 dëshmitarë, 50 terrabajt material të sekuestruar nga kompjuterë dhe thuajse 2,000 faqe akuzash, në përfundim të së cilit janë akuzuar 69 persona. Në akuza përmenden “pakujdesi “, “neglizhencë”, “mosveprim”, dhe ” mirëmbajtje joadekuate “.
Në orët në vijim, Guardia di Finanza do të njoftojë edhe të dyshuarit, mes të cilëve ka menaxherë, teknikë si dhe drejtues publikë dhe privatë të dy kompanive të grupit Benetton, Austostrade per l’Italia (Aspi) dhe Spea.
Akuzat variojnë nga “katastrofa” dhe “vrasje” tek “vrasjet dhe sulmi ndaj sigurisë në transport”, “heqja e qëllimshme e masave paraprake ndaj aksidenteve në punë, deri te “vrasjet në rrugë.”
Ura kishte pasur nevojë për ndërhyrje dhe nga autoritetet është treguar neglizhencë e madhe nga autoritetet përgjegjëse pas ndërhyrjes së vitit 1994.