Pas disa ditësh nga ndarja e tij nga jeta, ka ardhur një reagim i familjes së Artan Lames, figurës së njohur si ish-drejtues i Kadastrës, publicist dhe historian, i cili u shua në moshën 58-vjeçare, teksa po kurohej në Gjermani pas një sëmundje në zemër. .
Përmes një postimi në rrjetet sociale, familja Lame ka shprehur mirënjohjen për mijëra mesazhe e përqafime nga njerëz të thjeshtë e figura publike. Ndër to, veçohet edhe një mesazh i veçantë ngushëllimi nga ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.
Diplomatja amerikane e ka cilësuar Lamen si një njeri unik, të pasionuar pas historisë dhe trashëgimisë së vendit, i cili, sipas saj, “më shumë se shumica e njerëzve, ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.”
Në postim, familja thekson se këto fjalë i prekin thellë, dhe se dashuria e njerëzve e bën më të lehtë përballimin e dhimbjes së madhe.
Postimi i familjes:
“Faleminderit, nga zemra…
Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.
Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, të mbritur te ne përmes një mikeshe të përbashkët:
“May I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and ëork ëith him ëhile I ëas in Albania. He ëas such a very unique person: he was obsessed with communist-era artifacts and his ëork ëas in many ëays about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”
"A mund të të kërkoj, të lutem, t’i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh, pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtet unik: i pasionuar pas artefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhjen e problemeve historike, por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe."
Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.
Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij
Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame”, shkruhej në postim.
Komente
