Pas krijimit të Këshillit të lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësor i vjen radha ngritjes brenda shkurt 2019 dhe prokurorisë e Gjykatës Speciale.
Sipas kreut të avokatëve penalist Saimir Vishaj, njëherazi Anëtar i Këshillit të Monitorimit të Institucioneve të Drejtësisë, SPAK, do të ketë hapësirë për të hetuar zyrtarë të lartë për vepra penale që datojnë nga 1991.
Ligji i ri i jep të drejtë SPAK, prokurorisë së Posaccme dhe Gjykatës së Posaccme, i jep të drejtë, të gjitha veprat penale që kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, t’i shtrijnë efektet përtej afatit të parashtrimit. Prandaj politikanët tanë dridhen sot, se e ndjejën frikën. Kush i ka ngjyer duart, kush i ka duart të pista, do të jetë në bankën e të akuzuarve.
Saimir Vishaj, kreu i avokatëve Penalistë
Këtë deklaratë Vishaj e bëri nga aktiviteti “Toga e Artë” e avokatëve penalistë ku sipas tij me ndryshimet ligjorë avokatët duhet të rriten profesionalisht.
Me çmimin “Toga e Artë” për këtë vit u vlerësuan avokatët Përparim Noka, Ylli Kamberi, Eni Cobani, Ndre Molla, Liljana Tangu.