Pasi ka kaluar më shumë se një vit që kur këngëtarja e njohur Jessie J, ndau me publikun një nga rastet më hidhura, për abortin e fëmijës ajo më në fund është bërë nënë.
Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka treguar se së fundmi ka qenë shtatzënë, e momenti i shumëpritur erdhi pasi ajo është bërë më në fund nënë.
Këngëtarja është bekuar me një djalë, i cili i ndezi kështu një nga dëshirat e saj më të mëdha, që ishte fikur përkohësisht– atë të të qenit prind.
Jessie J zbuloi se është zyrtarisht një nënë e re. Ajo tha se e ka sjellë në jetë djalin e saj një javë më parë.
“Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im hyri në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë. Ndjenja është e papërshkrueshme. Po fluturoj nga dashuria. Ai është magjik. Ai është të gjitha ëndrrat e mia të realizuara. Ai është e gjithë bota ime”, ka shkruar këngëtarja në instagram.
Jessie J rrëfeu se edhe ajo, edhe djali janë shumë mirë. Këngëtarja e mbylli deklaratën e saj duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur vazhdimisht në rrugëtimin e saj.
“Për të gjithë ju që keni ndjekur rrugëtimin tim deri në këtë moment, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Do të rikthehem në Instagram kur të jem gati”, u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë se këngëtarja zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë në janar me një postim në Instagram. Lajmi i lumtur erdhi më shumë se një vit pasi këngëtarja britanike zbuloi se pësoi një abort spontan në nëntor 2021. Në atë kohë, ajo tregoi se ishte informuar nga mjekët se fëmija i saj nuk kishte rrahje zemre pas kontrollit të tretë.