Anëtarët e Këshillit të OKB-së votojnë kundër propozimit të Kinës dhe Rusisë

Bota

Pas një dekade OKB rikthen në fuqi sanksionet kundër Iranit, ambasadorët iranianë largohen nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania

27 Shtator, 15:53| Përditesimi: 27 Shtator, 15:57

  • Share

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka vendosur rikthimin në fuqi të sanksioneve kundrejt shtetit të Iranit që përfshirë fushën ekonomike dhe ushtarake të vendit.

Këto sanksione u rivendosën me vendim të anëtarëve të Këshillit të OKB-së pasi Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania akuzuan Iranin për dështim të përmbushjes së angazhimeve. Kjo aktivizoi një mekanizëm që i jepte Iranit 30 ditë për të gjetur një zgjidhje diplomatike për të shmangur sanksionet e rinovuara.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e dënoi rivendosjen e sanksioneve ndërkombëtare si "të padrejtë dhe të paligjshme".

Një rezolutë e minutës së fundit për të shtyrë masën me gjashtë muaj, e udhëhequr nga Kina dhe Rusia, mori vetëm katër vota në këshillin prej 15 anëtarësh.

Sanskionet pritet të hyjnë në fuqi në orën 00:00 në mesnatë dhe do të vendosin një ndalim global për bashkëpunimin me Iranin në industritë bërthamore, ushtarake, bankare dhe të transportit detar. Monedha kombëtare e Iranit, riali, ra në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave të shtunën, duke u tregtuar për më shumë se 1.1 milion për dollar amerikan në tregun e hapur të Teheranit.

Pas këtij vendimi, Irani ka tërhequr diplomatët iranianë në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani për konsultime.

“Pas veprimit të papërgjegjshëm të tre vendeve evropiane për të rivendosur rezolutat e shfuqizuara të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadorët e Iranit në Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë thirrur në Teheran për konsultime”, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Irani rriti aktivitetin e ndaluar bërthamor pasi SHBA-të hoqën dorë nga marrëveshja në vitin 2016. Donald Trump i tërhoqi SHBA-të nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA-së, duke e kritikuar marrëveshjen - Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) - të negociuar nën paraardhësin e tij Barack Obama si të gabuar.

Irani u ndaloi inspektorëve të IAEA-s të hynin në objektet e tij bërthamore pasi Izraeli dhe SHBA-të bombarduan disa nga lokacionet e tij bërthamore, si dhe bazat ushtarake, në qershor, pasi negociatat e mbajtura indirekt midis SHBA-së dhe Iranit për të arritur një marrëveshje të re bërthamore u bllokuan.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?