VIDEO/Pas një pauze dymujore, shpërthen për herë të 3 vullkani Kilauea në Hawaii

12 Shtator 2023, 15:46| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 16:01

  • Share

Pas dy muajsh ka shpërthyer për herë të tretë vullkani Kilauea në Hawaii, duke nxjerrë burime llave dhe duke nxitur autoritetet të rrisin nivelin e alarmit.

Mediat e huaja shkruajnë se vullkani i Kilaueas këtë vit është një nga më aktivë në planet dhe filloi mesditën e së dielës, raporton ApNews.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Hawai, autoritetet e ngritën alarmin e vullkanit nga “ruajtja” në “paralajmërim” dhe në të kuqe për aviacionin. Imazhet e transmetuara drejtpërdrejt përmes kamerës së internetit tregojnë çarje në bazën e kraterit të vullkanit, duke nxjerrë magmë dhe duke lëshuar re të mëdha tymi mbi një zonë të gjerë.

Observatori ndër të tjera ka theksuar se ata që jetonin në një distancë të sigurt nga zona e vullkanit nuk ishin në rrezik, por këshilloi banorët të shmangin grimcat vullkanike të hedhura në ajër nga shpërthimi, pasi ato mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrje.

Vullkani i dytë më i madh i Havait ka qenë i fjetur për dy muajt e fundit, pas shpërthimeve në janar dhe qershor të këtij viti.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?