Tifozët Kuq e Zi në stadium

Pas dy viteve mungesë, rikthehen në shkallët e stadiumit ‘Tifozët Kuq e Zi’

24 Gusht 2018, 17:05| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 17:17

  • Share

Pas një mungese të gjatë në shkallët e stadiumit, tifogrupi më i madh i Kombëtares ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të rikthehen në mbështetje të ekipit.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e Facebook-ut të tifogrupit, të cilët kanë filluar të organizojnë tifozët për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë kombëtarja, atë me Izraelin dhe me Skocinë.

Vendimi i Kuqezinjëve erdhi pas një takimi të zhvilluar me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit, ku i paraqitën kërkesat e tyre për t’u rikthyer.

Një nga kushtet e paraqitura ishte edhe largimi i forcave të rendit nga tribuna, nga ku edhe nisi problemi për ta.  Tifozët Kuq e Zi munguan edhe në ndeshjen e lamtumirës të kapitenit legjendar të kombëtares, Lorik Cana.

Grupi bojkotoi kombëtaren dy vite më parë pas ndeshjes kundër Izraelit. Kjo pasi ata e quajtën terrorizuese sjelljen e policisë.

Statusi i asokohe i tifozëve:

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptarë përjetuan nga policia e shtetit shqiptar.  Ne jemi tifozë, që e duamë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri. Për arsyen e lartcekur, Tifozët Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë. Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikovë dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Thuhej në deklaratën e tifo-grupit

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?