VIDEO/ PD e 'kyçur' për 'Foltoren'! Pas deputetëve dje, i mbyllen dyert disa prej të rinjve dhe drejtuesve të degëve 'Pro Berisha'! Bumçi: E çlirojmë të shtunën këtë bunker! Të rinjtë: Selia është e jona

6 Janar 2022, 11:25| Përditesimi: 6 Janar 2022, 12:53

  • Share

Dyert e Partisë Demokratike janë të mbyllura për mbështetësit e Sali Berishës. Pasi dje një grup i Komisionit të Rithemelimit, me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por i kanë gjetur të mbyllura, sot e njëjta situata e pakëndshme ka qenë për Aldo Bumçin, Gent Strazimirin dhe Ivi Kason dhe pak minuta më pas për disa të rinj, anëtarë të FRPD që mbështesin 'Foltoren'.

Teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha pinte kafen me një grup gazetarësh afër Selisë, atij iu desh të shikonte në distancë se si drejt Selisë blu po vinin tre anëtarët e asaj që Berisha e quan Komisioni i Rithemelimit, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso.

Provuan derën dhe nuk 'u zhgënjyen' pasi e gjetën të kyçur, Aldo Bumçi sqaroi për mediat e pranishme se kishin ardhur në godinë për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e degëve që drejtojnë.

Sipas tij PD tashmë është shndërruar në një bunker.

"Jo gjithmonë ka qenë një parti e hapur. Për herë të parë në 30 vite partia e Lulzim Bashës ka mbyllur dyert. Më thoni një të mirë të kësaj, që opozita të kthehet në burg.  Ditën e shtunë opozita do ta çlirojë edhe këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëve", tha Bumçi.

Vetëm pak minuta më pas derën tentuan ta hapin një grup të rinjsh, anëtarë të FRPD, të cilët kanë mbështetur 'Foltoren' e Berishës. Rezultati nuk ndryshoi, edhe për ta godina e Selisë blu është e mbyllur. Duke i vendosur një tjetër epitet Bashës 'Lul turpi' të rinjtë u shprehen se ky është një veprim i turpshëm dhe është një mbyllje dyersh për mendimin ndryshe.

Ditën e djeshme Lulzim Bashës i skadoi afati i ultimatumit që Sali Berisha i kishte vendosur për të liruar selinë e PD dhe për të lënë lidershipin. Ndërsa në PD nuk u shfaq thuajse asnjë lloj lëvizje gjatë gjithë ditës, mbështetësit ‘pro Berishës’ shkuan pas mesditës në selinë blu. Një grup deputetësh 'pro Berisha', me në krye Flamur Nokën, kanë tentuar të hapin çdo derë, por e kanë gjetur atë të mbyllur. Berisha kishte vendosur që të dërgonte vetëm Nokën dhe disa deputetë në këtë 'mësymje' të parë duke mos qenë vetë i pranishëm.  Ndonëse e konsideroi selinë blu si një burg të sigurisë së lartë dhe e krahasoi atë më një “Alkatraz modern”, Noka tha se Basha tregoi edhe një herë se është peng i Ramës dhe se në protestën e 8 janarit godina e ‘blinduara dhe bunker’ e PD do të kthehet në shtëpinë e lirë të demokratëve, ndërsa siguroi se kjo protestë do të jetë paqësore.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e konsideroi 'show mediatik' përpjekjen e Nokës dhe mbështetësve të Berishës për të hapur dyert në seli. Sipas Bardhit, në seli po kryhen punime, teksa thekoi se dyert janë të hapur për çdo demokrat apo anëtarë të PD që nuk shoqërohet me trafikantë droge. Ai theksoi po ashtu se nuk do të lejohen në seli grupi i strukturuar kriminal B9, që u përmend një ditë më parë edhe nga Basha, me të cilët tha se Berisha dhe familja e tij bëjnë biznes.

Parrullat e vendosura nga grupi i Berishes

Ora 12:50
Dera e PD e mbyllur për mbështetësit e Berishës por e hapur për amerikanët! Në selinë blu shkon zëvendës ambasadori i SHBA, takon Bashën

 

Në Partinë Demokratike sot është intensifikuara beteja e 'dyerve të mbyllura'. Por e kyçur dera nuk është për zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith, i cili ka mbërritur në selinë e PD.

Mësohet se Smith ka zhvilluar një takim një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

1641474110_Screenshot1.jpg

Ora 12:06
Të rinjtë e Berishës s’i ‘besojnë’ Bumçit, kontrollojnë dyert e mbyllura për herë të dytë

Një grup të rinjsh në FRPD kanë shkuar në selinë blu për të parë nëse dyert e PD do të ishin të mbyllura apo jo. Vetëm 10 minuta më parë dyert u kontrolluan nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, me në krye Aldo Bumçin dhe ishin të kyçura.

Ora 12:06
Të rinjtë 'Pro Berisha': S’na lejojnë të zhvillojmë mbledhjen! Mbyllja e dyerve është për mendimin ndryshe, e turpshme

Një grup të rinjsh kanë shkuar ën selinë blu me shpresën për të hyrë brenda, por sërish janë hasur me dyer të mbyllura. Ata e cilësojnë këtë veprim të turpshëm dhe është një mbyllje dyersh për mendim ndryshe.

“Jemi thirru për të bërë një mbledhje për zhvillimin e protestës më 8 janar , por nuk lejohemi të hyjnë në seli për të zhvilluar mbledhjen. Kjo është një situatë e turpshme, kjo seli nuk është pronë e askujt por e demokratëve dhe t’i mbyllesh derën të rinjve është e paprecedentë. Nuk ka nevojë të lajmërohet administratë për çdo hyrje, ne kemi hyrjen dot në FRPD. Nuk jemi ne rrezik për këtë seli por duam thjeshtë të zhvillojmë një mbledhje. Kjo është një mbyllje dyersh për cdo mendim ndryshme. Ne do të jemi në protestë më 8 janar”, u shprehën ata.

Ora 11:57
VIDEOLAJM/ PD ndryshon sërish ‘look’, shtohen kamerat e sigurisë

Pas veshjes së dyerve me logo të PD, në godinë janë vendosur edhe disa banderola të mëdha të flamurit kombëtar dhe Partisë Demokratike. Gjithashtu vihet rese dhe kamerat e sigurisë para selisë blu janë shtuar. Pak ditë më parë Lulzim Basha veshi dyert para hyrjes me logo të PD, ndërsa hyrja e demokratëve nuk lejohet më nga para por nga pas selisë. Sipas Gazmend Bardhi dera është e mbyllur pasi po kryhen punime brenda PD. Një tjetër ndryshim në PD është bërë edhe brenda selisë ku janë hequr foto dhe gjurmën e Sali Berishës.

Ora 11:35
Mbështetësit e Berishës i shkojnë në seli, Basha vijon i qetë kafen me gazetarë (VIDEO)

Lulzim Basha paraditen e sotme ka vendosur të konsumojë një kafe me gazetarët pak metra larg selisë blu. Ndërsa nga ana tjetër Berisha i ka dërguar sërish mbështetësit e tij për të provuar dyert nëse ishin të hapura ajo jo. Edhe pse Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, thanë se më 8 janar do e kthejnë selinë e PD nga bunker në shtëpinë e lirisë. Por duket se Basha nuk është shqetësuar aspak nga ato, por ka vijuar të konsumojë i qetë kafen.

Ora 11:34
Strazimiri: Basha ka frikë nga demokratët dhe kyç PD, të shtunën do e marrim vetë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimi tha se godina e PD është kthyer në shkretëtirë nga frika e Bashës i cili u ka mbyllur dyert demokratëve.

“Ky oborr është shkretëtirë e madhe dhe godina zbrazëti e madhe. Sot ky oborr duhet të gumëzhinte nga demokratët në betejë kundër regjimit, por jo ka shkretëtirë. Kjo godinë sot tregon frikën e Bashës nga demokratë jo nga regjimi, me regjimin e ka mirë”, tha Strazimiri.

Ora 11:30
PD tha se për të hyrë në seli duhet marrë leje, Bumçi ironizon: Ku ta marr te e-albania

Ish deputeti Aldo Bumçi dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të ngritur nga Kuvendi i mbajtur nga Sali Berisha tha se mbështetësit e Bashës nuk duhet të sillen si neutral në këtë çështje por të përkrahin shumicën e demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Bashës. Ai pati ehd enjë ironi lidhur me deklaratën  e djeshme të Gazment Bardhit që për të hyrë në PD duhet leje duke thënë “Ku ta marr lejen te e-albania për të hyrë në PD?

“ E kuptoj interesin për çështje teknike si hapen bravat por thelbi është thellësisht politik. Jemi treguar të qytetërua nuk i kemi bllokuar hyrjen Luzlim Basha, nuk ishte e pamundur por ne nuk e zgjodhëm këtë gjë, por zgjodhën rrugën institucionale. Nuk e zgjidhëm konfliktin në rrugë. Ditën e shtunë kjo godinë do u kthehet demokratëve. Mbështetësit e Bashës nuk mund të sillen se kjo është përplasje mes Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të rrinë neutral, jo janë 44 mijë demokratë që nuk e duan. 10 % e popullsisë nuk mund të dhunojnë 90 %. Nuk mund të jetë kjo seli shtëpi e një personi dhe një pakice, por është shtëpia e lirisë”, tha Bumçi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 06/01/2022 15:42

    Beni dhe kujdes se jeni njerez me familje shumica, Do keni kontrolle te rrepta dhe vezhgime per cdo levizje qe beni, Dhe ne rast shkelje ligji , jeni ne burg ne darke, Vetem ju dmth, se shefat shkojne ne Rolling Hills prap Pas proteste dhe vazhdojne aperitivin e lene pergjysem.. Sa per info, kto vip- at dhe ish vip- at neper shpia, vetem shishe vere, kane sa buxheti shtetit. Ju vazhdoni shkoni thyni dyert per to.. se do fitoni sic keni fitu..

    Përgjigju
  • Miku qe ju do te miren..: 06/01/2022 15:23

    Ju bej thirrje miqesore e vellazrore, Mos u merrni me kte kauz ( me kte problem) Se do ngeleni brenda dhe seshte mire me ra deshmor ne 2022.. Qe ne fakt ato plerat e ndersjellta, pikerisht kte po kerkojne, Sic kane bere kurban shume njerez, Ps e Pd e Lsi etj. Nuk eshte puna me hedh fall as filxhan, por do ket probleme, Keshtu qe beni mire te shikoni ndonje pune me mend Dhe te rrini prane familjes, Se kto vipat e kryetaret e deputetet e partive Me i pakti ka 5 milion euro, Nderkohe ju nuk mbyllni muajin . Kaq kisha. Respekt

    Përgjigju
  • PALL KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 06/01/2022 13:16

    Salhe pallës ju i dha sinjali nga Amerika gjēn më të vogël të bësh do të të vihen byzylykët. Prandaj dhe buracaku salhe nuk afrohet te dera e shqupit se ka frik. E ktu çon zarat e tij siç jan : flamuri pa bisht, aldo bumja i skaduar plotësisht, strazimir bureci kok zbath e shum lëtyra të tjera. E salhe kujton se me kto lloi skorjesh do sfidoi Amerikën. Salhe bohu gati si familje për stacjonin e üarafundit të jetēs tënde burg e mas birgut për në shar oo salheu kriminel i skaduar.

    Përgjigju
  • Gripi: 06/01/2022 12:07

    Hahaha cfare gallate...i dergon Sali Mavria te bejne provat keta si zara perpara se te tentojne te hyjne me force neser hahaha Aldo Bumci je per ne burg more pis dhendri i Zhulalit te '97. Si coje shkresat zyrtare kur ishe minister drejtesie per Gerdecin? Per dijeni zotit Shkelzen Berisha. Strazimiri duhet te sqaroje pozicionin e tij kur humben jeten 4 punonjes policie gjate arestimit te Dritan Dajtit. Perse ishte aty prane dhe sa mori vesh per tragjedine u zhduk si lepur? Po tek parku femujeve perse vajti i armatosur? Ptuu ndyresirat e Sali Qametit.

    Përgjigju
  • Katarakti: 06/01/2022 11:36

    Vetem shikoni kush ka ngelur ne PD e Saliut! Mediokrit Strazimiri dhe Bumci! Ku i gjeti Saliu keta mytebere? Ku eshte ndryshimi ne mentalitet i Enverit dhe Saliut! Keta jane Pali Miskat e kohes se demokracise! Dje ishte Noka,spiuni serb,Spahodhe Tritan preshi! Keta jane demokratet qe i ka nxjere menjane lumi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?