VIDEO/Pas operacionit, Papa Françesku del nga spitali i Romës! Turma e besimtarëve e shoqërojnë me duartrokitje

16 Qershor 2023, 10:27| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 23:09

  • Share

Papa Françesku ka dalë nga spitali Gemelli në Romë, ku ishte i shtruar që prej 7 qershorit 2023 pasi iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në bark.

Teksa dilte nga hyrja kryesore e spitalit, stafi i mjekëve, gazetarë dhe besimtarë ishin mbledhur që në orët e para të mëngjesit për të parë dhe përshëndetur Papën.

Me duartrokitje dhe lutje për shëndetin e tij Papa njoftoi të pranishmit dhe mediat se është mirë.

Ai nuk harroi gjithashtu të falënderojë gazetarët, të cilët e shoqëruan teksa karrocën e tij me rrota përshkonte rrugën në dalje të spitalit.

Sipas mediave italiane Papa pritet të kthehet në rezidencën e tij në Casa Santa Marta për tu shëruar plotësisht.

Papa Françesku prej afro 10 ditësh ka qëndruar në spitalin Gemelli të Romës pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal të mërkurën e kaluar.

Kirurgu, mi cili operoi Papën, u tha gazetarëve se gjendja e Papës është e qëndrueshme dhe së shpejti ai do të jetë në formë të përballojë të gjitha angazhimet apo udhëtimet.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?