Adriana Matoshi falënderon kolegët për duatrokitjet

Pas operacionit në tru, deputetja Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend, duartrokitje nga kolegët dhe mesazhi emocionues nga kryeparlamentari

17 Dhjetor 2021, 15:20| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 15:21

  • Share

Ai ia doli në pak ditë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale të vështirë që bëri para pak ditësh, deputetja Adriana Matoshi është rikthyer sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mes duatrokitjeve të kolegëve.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar shëndet.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?