Pas operacionit, Rama rinis fushatën, shfaqet në Kamëz dhe kërcen me këngën e PS: Në 14 maj do heqim appendisitin 'me 2 koka'

22 Prill 2023, 11:10| Përditesimi: 22 Prill 2023, 12:52

  • Share

KAMËZ- Pas 5 ditësh nga operacioni, kryeministri Edi Rama është kthyer në terren dhe ka vijuar takimet elektorale. Duke bërë një paralelizëm me ndërhyrjen që ai ka kryer, kreu i qeverisë tha se është rikthyer sepse duhet të heqin nga Shqipëria “appendisitin me 2 koka” referuar Sali Berisha dhe Ilir Metës.

“Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një appendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është appendisit me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër”, tha si.

Që ndalesa e parë është Kamza nuk është rastësi. Rama tha se e ka zgjedhur me qëllim, pasi kjo Bashki, e cila është përkufizuar si një bastion i djathtë, nën drejtimin e socialistëve ka pësuar shumë ndryshime.

“Midis të gjitha opsioneve iu thashë do shkojë te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptim plotë e fjalës Rilindje. Dhe mendova që do marr unë pak nga Rilindja juaj dhe e Kamzës që të heqim appendisitin e 14 majit”, tha Rama.

Ai tha se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të kenë në krye një kryebashkiakë të dalë nga koalicioni Berisha-Meta. Për Ramën, kurrsesi nuk mund t’i shtrijë dorën një njeriu që është një listën e zezë të SHBA-së.

“Kush do fusë gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp”, shtoi ai.

Një përgjigje e ka pasur edhe për kritikët e këngës së fushatës, “Përpara” e cila është tallava.

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin”, u përgjigj Rama, i cili nisi edhe të kërcente me një nga zonjat e pranishme në takim.

Në fjalën e tij nuk munguan “thumbimet” për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin.

“Këlliçi thotë do bëjë një nënkalim te sheshi “Skënderbej”. Do hapi një grop. Këta dinë vetëm të hapin gropa. Një gropë hapin, nuk dinë ç’ti bëjnë gropës. Kush shkon pas tyre, shkon pas gropave. Ata demokratë me mendjen në vend besoj se e kanë kuptuar që janë të gjitha të pavërtetat që Edi Rama nuk ju do. 4 vjet mundësi patëm, s’janë asgjë për një vend ku ka 30 vite që hapen gropa. E kudo që shikoni duket që kemi bërë sa kemi mundur për Kamzën”,-tha Rama.

Në fund, Rama premtoi se në rast se Kamza do të votojë Rakip Sulin do të marrë 4-fish investime në 4 vitet e ardhshme, e në rast se ndodh e kundërta, do të pendohen, por do jetë shumë vonë.

Ora 15:50
‘S'bashkëpunoj me kryebashkiakët e Berishës’, Mediu i përgjigjet Ramës: Mendon se mund të luajë me një kushtetutën dhe me jetën e shqiptarëve sipas interesave të tij.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili tha se qeveria nuk do të bashkëpunojë me asnjë kryebashkiak që do zgjidhet nga koalicioni Berisha-Meta. Kësaj deklarate, Mediu i përgjigjet duke thënë se tregon qartë se Edi Rama e ka kthyer vendin në monizëm dhe mendon se mund të luajë me kushtetutën dhe shqiptarët

Kjo është një deklaratë e papërgjegjshme, sepse në fund të fundit se kush drejton e kanë qytetarët në dorë. Kryeministri nuk mundet që taksat dhe buxhetin ta caktojë sipas interesave politike. Shpërndarja e buxhetit bëhet në bazë të interesave ekonomike, të zhvillimit, të bashkive dhe në interesave të qytetarëve. Kjo tregon edhe njëherë se ku jemi në situatën politike, jemi një situatën ku kemi një pushtet absolut të një njeriu që mendon se mund të luajë me një kushtetutën dhe me jetën e shqiptarëve sipas interesave të tij.

Rama tha se ato nuk do të bashkëpunojnë me njerëz që janë shpallur ‘Non Grata’.

Ora 11:41
Rama: Kush do fusë gomarin me veshë të gjata në Bashki, (kandidatë të Berishës) ta harrojë mbështetjen nga qeveria

 

Kryeministri Edi Rama është thënë se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Rama tha se ato nuk do të bashkëpunojnë me njerëz që janë shpallur ‘Non Grata’

“Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, tha Rama.

Ora 11:37
Rama në Kamëz: Jam akoma dobët me zërin, mos bërtisni shumë

 

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në takimin elektoral në Kamëz, mirëpo ka një kërkesë për mbështetësit.

“Jam akoma dobët me zërin, mos bërtisni shumë, më lini t’i them dhe këto që kam për të thënë”, tha Rama.

Ora 11:30
Kritika për këngën e fushatë/ Rama: Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, por vijnë nga ata që merren me Saliun dhe Ilirin

 

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithëve për kritikat ndaj këngës së fushatës, që është tallava.

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët”, tha Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 22/04/2023 21:06

    O Arber! Edhe google translate perkthen me mire se ty! Meso shqip te lutem! Pastaj shaje qe te besojme.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 22/04/2023 19:56

    Ç'ti bësh që kundërshtari është hallakat si arrat kur i gju kaqoli, por, vetëm për arrogancën dhe kapadaillëkun që tregon, uroj me shpirt të mos fitosh!!! Haram mbështetja që të dham në 2013! Ke abuzuar me të sa ke dash!

    Përgjigju
  • Albanistan: 22/04/2023 16:29

    Cfare do te thote po nuk me votove mua, nuk merr investime? Mentalitet diktatori...

    Përgjigju
  • Stela: 22/04/2023 15:16

    Kur fillon kercenimet dhe diskriminimet ndaj popullit tend,eshte fillimi i fundit te pushtetit.Kur Berisha filloi kercenimet ishte sepse po arrinte fundin dhe mesa duket edhe Rama po ndjen se po i vjen fundi dhe me kercenime mendon se dobte fitoj perjetsisht

    Përgjigju
  • Eri: 22/04/2023 14:32

    jeni fitues ne te gjitha bashkite e vendit

    Përgjigju
  • Dori: 22/04/2023 14:07

    Me kto llafe vetem humbet pik o Edo.Vetem nje diktator flet si ty,po nuk me votove nuk merr investime.Mos harro se shqiptari ben te kunderten po e kercenove.Sipas teje nga cila qeveri duhet te qeveriset nese nuk fiton ti?Kryeminister i socialisteve je ti apo i gjith shqiptarve? Dhe ju te " shqiptarja.com" mos e censuroni mendimin ndryshe nga partia nese jeni pjese e demokracise

    Përgjigju
  • Qytetar i lire: 22/04/2023 13:59

    Qeveria duhet te mbeshtes cdo bashki pavarsisht cilit krah pokitik i perket.Ky mentalitet po nuk fitova une harroji investimet esht veprim diktatori.Po sikur populli te ngrihet dhe te thot,po fitove ti nuk ti paguaj takstat? Cfar lideri je ti qe vepron ne ket menyre me bashkite ku humbet?Ke shembull real Shkodren.Ne leter je kryeminister i gjith shqiptarve pavarsisht nese te votojn apo jo.Kjo quhet demokraci te cilen ti e perdhos me keq se Berisha

    Përgjigju
  • Ani: 22/04/2023 12:48

    Normal qe do kercej se ka punuar per kete dite

    Përgjigju
    • Riku: 22/04/2023 13:18

      Problemi eshte te kercesh ti se ai dhe rivalet e tij e kane garantuar 5 breza kercimin

  • Arbëri: 22/04/2023 12:32

    O Edvin shkjau shqipfolës sjok e virtuella për koqet e Dodikut dhe Vuçiçit bon grata o i marrë , tu je gjithë çka , por jo Edberg Shqiptarë sepse Ghana që rrjedh në trupin tënd është gjakë i prishyur Rusë…!!! Ti këtë ejder vet e du apo jo!?

    Përgjigju
    • e drejta: 22/04/2023 13:07

      FORCA EDI RAMA ...STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE

  • Nemesis: 22/04/2023 12:06

    Shantazh i hapur kriminal qytetareve! Po mos harro se kush i ben gropen tjetrit, bie vete. Do te te marrin zvarre sic kane bere popujt me te gjithe diktatoret, pa merak. Dhe Bolino mos harro te censurosh komentin

    Përgjigju
  • e drejta: 22/04/2023 11:39

    JE NJISH..KRYEMINISTI ME I MIRE I 33 VITEVE

    Përgjigju
    • Nemesis: 22/04/2023 12:07

      Po, dhe sa I bukur, yll i bukur, per krevat

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?