Pas pagave dhe problemet me të drejtat televizive, klubet i kërkojnë UEFA-s të heqë rregullin e 'Fair Play-t Financiar'

28 Mars 2020, 14:49| Përditesimi: 28 Mars 2020, 14:52

  • Share

Koronavirusi ashtu si në fushat e tjera që kanë të bëjnë me ekonominë edhe në futboll ka sjellë një përshtjellim të madh. Pas shumë ideve së fundmi po diskutohet konktretisht mundësia që klubet europiane të lehtësohen ekonomikisht, duke qenë se kjo periudhë ka shkaktuar humbje të mëdha.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Shoqata e Klubeve Europaine të futbollit, që përfaqësohen nga presidenti i Juventusit Andrea Agnelli, i ka kërkuar UEFA-s që të heqë dorë për disa vite nga Fair Play Financiar. Ky kusht që është i domosdoshëm për t'u licensuar në Europë nuk i lejon klubet që të ketë një diferencë më shumë se 30 mln humbje mes të ardhurave dhe shpenzimeve, diçka e cila duket e pamundur për t'u arritur.

Për këtë çështje është shprehur edhe presidenti i Uefa-s Aleksandër Ceferin, i cili në një intervistë të shkurtër për “La Rupubblica” ka thënë: “Sigurisht që asgjë nuk do të jetë si më parë pas këtij viti të tmerrshëm që po kalojmë. Kemi disa opsione për sa i përket ‘Fair Play Financiar’ dhe të diskutojmë.”

Përveç çështjes së Fair Play-t Financiar janë edhe dy pista shumë jetike për futbollin në këto ditë të vështira. E para është ajo e uljes së pagave të futbollistëve për të cilën shumë shpejt pritet të ketë zhvillime dhe e dytë është ajo e të drejtave televizive, pasi kompanitë mediatike po fillojnë të ushtrojnë presion ndaj ligave.

Vlenë për t'u kujtuar se për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play-t Financiar pak javë më parë Manchester City u dënua me dy vite përjashtim nga Kupat e Europës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?