Pas pandemisë, 'Të gjithë e duam Agim Krajkën' & 500 karrige në sheshin 'Skënderbej', në Ditën Botërore të Muzikës

21 Qershor 2020, 20:35| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 20:52

  • Share

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit pas tre muajsh mungesë pranë publikut rikthehet në sheshin "Skënderbej" në Ditën Botërore të Muzikës. Publiku para se të shijojë grand galan "Të gjithë e duam Agim Krajkën" në rreth 500 karrige, po shijon muzikën klasike në kuartet harqesh dhe arie të interpretuar nga solistja Dorina Selimi nën shoqërinë e pianistes Ingrid Pulizo.

Në orën 21.00 në led wall-in e vendosur në sheshin "Skënderbej" nis aktiviteti i programuar, qe ka në fokus karrierën e kompozitorit fort të dashur, këngët e të cilit janë bërë edhe hite, si "Kafe Flora". Ndërkohë, distanca mes spektatorëve që qëndrojnë ulur është vendosur sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të Covid-19.

Dita Botërore e Muzikës u festua për herë të parë në vitin 1982 në Francë, kur ish ministri i Kulturës, Jack Lang, evidentoi se edhe pse numëroheshin mbi 5 milionë francezë, që luanin një instrument muzikor, koncertet mungonin. Ai zgjodh datën 21 qershor dhe kjo datë u përcaktua si një festë kombëtare për Francën, por pas vitit 1985 u deklarua si festë edhe për Europën, edhe tashmë festohet në vende të ndryshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?