Pas karantinës, për shkak të COVID 19 të gjitha aktivitetet kulturore u pezulluan. Megjithatë, për herë të parë artistët do të luajnë përballë spektatorëve ditën e premte, në shfaqjen “Testamenti i ri” me regji të Gëzim Kames, në skenën e Teatrit “Kame” në Ibë.
“Është takimi i parë i teatrit me spektatorët. Janë bërë shfaqje online, video, por kontakti i parë real është kjo shfaqje, “Testamenti i ri”. Ka një aktualitet të jashtëzakonshëm”, shprehet Viktor Zhusti.
Aktori Viktor Zhusti na rrëfen se në qendër të kësaj vepre të shkruar në vitet ’30 nga Sacha Guitry, është hipokrizia që ekziston në një marrëdhënie.
“Ndihet sikur është shkruar tani, për familjen shqiptare edhe raportet në familje. Doktori Marcelin ka një familje, të krijuar para 20 viteve, por mesa duhet martesa është konsumuar”.
Shfaqja “Testamenti i ri” ku protagonistë është Viktor Zhusti, e përkrahë tij aktorët e Teatrit të Korçës, prezantohet ditën e premte, në datë 3 korrik, ora 20.30 në Teatrin “Kame" në Ibë.
ZHUSTI ESHTE AKTOR GJIGAND.....
Përgjigju