Pas pandemisë, TKES rikthehet me “Jul Cezarin” në Teatrin Veror tek Artet

5 Korrik 2020, 11:13| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 11:40

  • Share

Drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo, ka zgjedhur shfaqjen “Jul Çezari” me regji të Ivica Buljan për t’u rikthyer pas mungesës katër mujore për shkak të pandemisë Covid 19,  para artdashësve, në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve. 

Në qendër të veprës së shkruar në vitin 1599 nga Uilljam Shekspiri janë republikanët, të cilët të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Cezarin, diktatorin e Romës, që kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet, sa rrezikonte që vendin ta kthente në monarki, edhe restaurojnë republikën.

Regjisori kroat Ivica Buljan e ka aktualizuar veprën e Shekspirit edhe me situatën politike në Shqipëri. Ndërsa, vet artistët në premierën e saj e patën konsideruar impaktin e kësaj shfaqjeje, më të fortë se dhjetë protesta të opozitës.

Shfaqja prezantohet në datë 6 korrik, ora 21.00, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.

1593940661_fotongashfaqja.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?