Politikë

Doshi ‘pajtohet’ me Becin! Pas zgjedhjeve, kthehet normaliteti në Këshillin Bashkiak të Shkodrës! PSD bashkon votat me PS

30 Maj, 14:01| Përditesimi: 30 Maj, 16:08

  • Share

Pas thuajse dy muajsh bojkoti nga PSD dhe PD, këshilli bashkiak i Shkodrës i është rikthyer normalitetit në mbledhjen e tij të radhës.

Jo vetëm me prezencë, por në këtë mbledhje PSD i ka dhënë votëbesim projekt vendimeve të bashkisë Shkodër, të cilat kishin mbetur pezull qofte me fondet për kinema Republika, apo edhe menaxhimit të plazhit të Velipojës në krijimin e shoqërisë aksionere publike që do të menaxhojë hapësirat e plazhit.

Këshilltarët e PS dhe PSD, me 28 vota pro i kanë hapur dritën jeshile tashmë nisjes së punës së kësaj shoqërie e cila do të bëjë menaxhimin e hapësirave për pushuesit në plazhin e Velipojës ndërkohë që opozita ka votuar kundër.

Duket se ngërçi i krijuar ka pasur një prapavijë tërësisht politike në dy mbledhjet e kaluara ku këshilltarët e PSD dhe PD bojkotuan mbledhjet duke lënë pezull për dy muaj projekt vendimet për plazhin e Velipojës.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?