Ekonomi

Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’

21 Tetor 2021, 16:27| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 19:35

  • Share

TIRANË- Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme të transportit ndërqytetës. Sa i përket dy kërkesave kryesore të përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit, për reduktimin e TVSH-së nga 20% në 6%, si dhe heqjen e akcizës për naftën, Ministria e Infrastrukturës nuk premtoi një zgjidhje, por do të bëjë rolin e ‘avokatit’ tek Ministria e Financave. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të Shoqatës së Transportit, pasi këta të fundit kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.

“Ne kemi dhe një ide përsa i përket terminaleve nëpër qytet, do e diskutojmë me kryetarët e Bashkive, nëse nga ana e tyre nuk do të ketë asnjë lloj veprimi, unë do ta diskutoj edhe me kryeministrin që të gjehet një zgjidhje sesi të akomodohet Drejtoria e Përgjithshme e Transportit, pasi ne nuk mund të presim pafund pushtetin lokal që të reagojë. Tirana e ka planin për terminalin dhe ka nisur nga puna ndërsa për qytetet e tjera jo. Ne do fillojmë të gjejmë mundësi për të zgjedhur problematikat për t’iu dhënë qytetarëve shërbimet që meritojnë, por gjithçka varet nga performanca e Bashkive. Sa i përket trajtimit financiar, e diskutova paraprakisht me Maznikun nga Bashkia e Tiranës. Fiskalizmi është i rëndësishëm pasi do t’i jepte sektorit një hov totalisht të ri, nga shitja e biletave tek çekimi i biletave brenda në autobus dhe jo shitja e tyre me fatorino, do ulte evazionin fiskal dhe do iu jepte juve mundësi të shëndoshnit këtë sektor.

Flitet edhe për trajtim dhe mbështetje financiare, ne e kuptojmë që akciza mund të jetë një ndihmë për ju. Marrim përsipër ta diskutojmë me Ministrinë e Financave, nuk marrim përsipër zgjidhjen e tij pasi ju e dini që është jashtë fushës sonë por ne jemi përfaqësuesi juaj. Ministria merr përsipër të bëjë avokatin tuaj. Rimbursimi i TVSH është një çështje që e kemi diskutuar dhe duhet ta shtrojmë në tryezë me ekspertët dhe Ministrinë e Financave dhe do iu japim përgjigje.

Dy çështjet e para, plotësimi i infrastrukturës së munguar dhe goditja e informalitetit janë dy çështje që do i nismin menjëherë nga puna”, tha Balluku.

Përveç kërkesave financiare, përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit parashtruan edhe kërkesën për heqjen e mjeteve të paligjshme që po ofrojnë shërbimin e transportit publik ndërqytetës. Kjo problematikë sipas tyre vijon prej 30 vjetësh, teksa theksuan edhe nevojën për përmirësimin e kushteve të terminalit tek Kthesa e Kamzës.

“Të jenë tre ministri për heqjen e mjeteve të palincesuara, gangrenë 30-vjeçare.

Kemi probleme me terminalin tek kthesa ne kërkojmë gjërat më elementar, s’ka tualete, s’ka rregull, ka rrëmujë, s’ka një tendë. Ky terminali aktual të ketë gjërat më aktuale.

Është agravuar rrjeti me paligjshmërinë e linjave. Ka disa linja paralele që prishin punë  e operatorëve të tjerë. Janë disa linja që janë vënë tani por prishin të tërë punën. Linjat paralele duhet të hiqen nga rrjeti i linjave dhe ne të licencohemi me një rrjet.

Oraret e linjave janë të fryra shumë dhe ka makina tërë ditën pa fund që lëvizin. Këto janë dy pika që i kemi shqetësim. Duhen shikuar këto pika që të merret frymë që këto operatorët që kanë 30 vite të shohin një ditë të bardhë. E përqafojmë platformën iTranpsorti pasi jemi të qetë nuk kemi më punë me letra i bëjmë online, është një zgjidhje shumë e mirë. Nëse do ketë një vullnet nga ministria dhe të krijohet një grup pune për të ndaluar këto fenomene do ishte një zgjidhje për ne.

Tek 21 dhjetori është stacion autobusi ku niset Fieri e Vlora dhe nuk i gjobit njeri dhe vijnë me taksi 8 plus një, stacionohen aty për tu kthyer plot, ndërkohë në licencë e kanë që të kthehen bosh, thanë disa prej përfaqësuesve”, u shprehën disa nga përfaqësuesit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku ka bërë me dije se brenda 6 mujorit të parë të vitit 2022 do të jetë gati terminali ndërqytetës i transportit publik, ndërsa theksoi se për kushtet e terminalit tek Kthesa e Kamës do të ndërhyhet menjëherë.

"Keni të drejtë në terminalin e përkohshëm mund të marrim masa menjëherë, është mbaruar faza e projektimit dhe ka kaluar mbikëqyrjen teknike dhe do jem gati për të filluar garën për ndërtimin e terminalit të ri. Brenda 6 mujorit të parë të 2022 do të jetë gati terminali me parametra standarde. Kjo është një çështje që adreson problemin e nyjës dhe të terminalit", tha Mazniku.

Takimi në Ministri erdhi vetëm pak ditë pasi operatorët shkurtuan me 50% numrin e mjeteve që nxjerrin në qarkullim, duke shkaktuar vonesa deri në 40 minuta nëpër stacione.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit Urban minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro. Kërkesa e dytë për heqjen e akcizës që është 37 lekë për litër kushton në një vit 2.3 milionë euro.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 21/10/2021 17:14

    Po pse pikerisht sot…. Po 8 vjet fletet gjume… apo e kishit bisnes per policet gjobaxhinj…

    Përgjigju
    • Loni: 21/10/2021 19:42

      Ej Po kishin per te pir CA birra... Po moter respektuar pse cfare I di keto... Po mbeturinat te ketij kombi... Si ps pd LSI e cfare ka e din vet pergjigjen...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?