Zyra e FRD-së

Pas përplasjes së dhunshme, FRD letër Veliajt, Celibashit dhe Ambasadorëve të huaj

19 Mars 2021, 11:39| Përditesimi: 19 Mars 2021, 11:44

  • Share

Pas incidentit të dhunshëm disa ditë më parë në zyrat e FRD-së, ditën e sotme kreu i kësaj partie Sali Shehu, përmes një letre i është drejtuar, kryetarit të Bashiksë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasadave të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë, me pretendimin se nuk janë dakord me veprimet e Policisë Bashkiake e cila shkoi për të liruar zyrat.

 “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi.”

“Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkonjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22”, thuhet në letrën e FRD-së.

Dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta duke iu referuar përplasjeve në selinë e FRD-së, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për dijeni edhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, përmes së cilës pretendon se klima mes forcave politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është cenuar rëndë.

Përplasja e disa ditëve më parë ka ardhur pas kërkesës së Bashkisë së Tiranës për lirimin e zyrave të FRD-së.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?