Fondit për organizimine zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashkitë e vendit do të jetë 1.6 mln euro. Komisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një rillogaritje të shpenzimeve pas pezullimit të zgjedhjeve, duke e ulur fondin me 2 mln euro, pasi parashikimi fillestar ishte për një buxhet 3.6 mln euro.
Sipas dokumentit të siguruar nga Report TV, zërat kryesorë të shpenzimeve janë:
- 288 mijë euro për mallra, nga ku 85 mijë euro shkojnë për prodhimin e fletëve të votimit.
- 370 mijë euro do të kushtojë ngritja e sistemin elektronik të hedhjes dhe transmetimit të rezultatit të zgjedhjeve në kohë reale, përfshirë këtu edhe garantimin e pamjeve filmike nga Qendrat e votimit dhe Grupet e Numërimit.
- 230 mijë euro do të shkojnë për të paguar komisionerët dhe numëruesit. 100 mijë euro shkojnë për anëtarët e KAS që angazhohen në këto zgjedhje.
Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë janë pezulluar me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shkak është bërë ankimimi i Erion Veliajt i depozituar në GJK për të anulluar dekretin për zgjedhjet të lëshuar nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Më 29 shtator, në Gjykatën Kushtetuese Veliaj ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkoi nga detyra. Sipas Kushtetueses, dekreti i presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, duhtë të ishte pezulluar automatikisht, por pavarësisht ankimimit të Veliajt, Begaj caktoi datën 9 nëntor për zhvillimin e lokaleve të pjesshme.
Veliaj u propozua për shkarkim nga Këshilli Bashkik i Bashkisë së Tiranës, e më pas shkarkimi i tij u u vulos m vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk është paraqitur në punë për 3 muaj.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente
