Programacion

E Martë
30
Nentor
E Mërkurë
1
Dhjetor
E Enjte
2
Dhjetor
E Premte
3
Dhjetor
E Shtunë
4
Dhjetor
E Diel
5
Dhjetor
E Hënë
6
Dhjetor
E Martë
7
Dhjetor
E Mërkurë
8
Dhjetor
E Enjte
9
Dhjetor
Bota
Shëndeti

Pas Pfizer, EMA miraton dozën e tretë të vaksinës Moderna

26 Tetor, 10:00| Përditesimi: 26 Tetor, 10:02

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna kundër koronavirusit mund t’iu jepet qytetarëve + 18 vjeç . Kjo dozë e tretë duhet të merret pas 6  muajve pasi ta kenë marrë dozën e dytë.

Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në Bashkimin Evropian, pas asaj të Pfizer.

“Vendimi pason të dhënat që tregojnë se doza e tretë e vaksinës [Moderna] - e dhënë 6 deri në 8 muaj pas dozës së dytë - çon në rritjen e nivelit të antitrupave te të rriturit”, tha EMA.

Në fillim të këtij muaji, EMA miratoi dozën përforcuese edhe të vaksinës Pfizer/BioNTech. EMA rekomandoi që doza e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna t’iu jepet njerëzve me sistem të dobësuar imunitar.

Ajo i la vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin vetë nëse popullsia e gjerë duhet të marrë dozën përforcuese ose jo. 

I.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?