Politikë

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

14 Korrik, 14:43| Përditesimi: 14 Korrik, 14:48

  • Share

Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që duan ndihmë me shërbimet në e-Albania.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura sot me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e qarkut më të madh në vend, kreu i ekzekutivit bëri thirrje që t’u hiqen licencat noterive dhe avokative që ofrojnë shërbime me pagesë për shërbimet e e-Albania, dhe kjo ndihmë të ofrohet nga Bashkitë.

Bashkia Gjirokastër, Bashkia Maliq etj. kanë nisur menjëherë nga puna. Tashmë në bashkitë janë caktuar 2 punonjës të dedikuar për të ndihmuar pensionistët, por dhe qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë asistencë për shërbimet në e-Albania.

Shërbimi për ndihmë në e-Albania ofrohet falas nga bashkitë dhe pa asnjë tarifë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni aksionin?