Artistja Olsa Toqi, e zgjedhur si nga 10 kompozitorët më të mirë të Konkursit Ndërkombëtar të Operës “Giacomo Puçini” me operën “Meledrama” në Itali, rrëfen suksesin si fituese, por edhe emocionet që përjetoi para pak ditësh pas premierës botërore të operës.
Duartrokitjet e para opera i mori në Teatrin 'San Girolamo' në Lucca të Italisë. Artistja që është ngjitur në skenë fillimisht si këngëtare, më pas si kompozitore e këngës “Përrallë” të Eneda Tarifës. Për kamerën e “Report Tv” sukseset e saj, si e para kompozitore shqiptare në Eurosong, por ndalet edhe tek opera, që po sheh dritën e skenës në operat e huaja.
Rrugëtimin tim e kam nisur që gjashtë vjeç, duke filluar klasën e parë në Liceun Artistik, madje ka qenë klasa e parë eksperimentale, që provohej në Lice. Kam mbaruar për piano liceun edhe më pas vazhdova Akademinë e Arteve për kompozicion.
Olsa Toqi, kompozitore
Modeli për të ka qenë talenti edhe puna, por është mirënjohës ndaj atyre që e kanë mbështetur edhe kanë besuar në punën e saj, si këngëtare, kompozitore edhe tashmë me një opera.
Formimi im është klasik dhe formimi i çdo artisti të mirinformuar, që ka bazat edhe themelet e forta është klasikja, më pas mund të fillosh edhe të eksperimentosh me zhanret që mund të jenë risi. Në fillim kam dalë si kantautore me një këngë të njohur, më pas koha kaloi edhe preferoja që të rrija më pak në skenë edhe më shumë në hije, derisa krijova një opera.
Olsa Toqi, kompozitore
Por, si e kujton Olsa Toqi suksesin e saj në skenën e Eurosongut me këngën e kompozuar prej saj “Përrallë” të Eneda Tarifës.
Ka qenë momenti i parë që unë kam shpërthyer në skenë, nuk e prisja për hir të së vërtetës, nuk më besohej se do të isha atje. Edhe pse në atë lexoja në gazeta se “Eneda fituese e festivalit”, por këtë e mendoja se ishte për shkak të saj, si një këngëtare me shumë përvojë, si emër shumë i njohur krahasuar atë vit me konkurrentët e tjerë. Ishte shumë bukur, një eksperiencë e pazëvendësueshme.
Olsa Toqi, kompozitore
Artistja Olsa Toqi, e zgjedhur si nga 10 kompozitorët më të mirë të Konkursit Ndërkombëtar të Operës “Giacomo Puçini”, kujton se si ka lindur opera “Meledrama”. Pjesa që ajo ka kompozuar është inversi i historisë së Evës dhe Adamit.
Duhet që të krijoja një ide të çuditshme, që nuk e kishte bërë njeri tjetër, për të prekur zemrat edhe mendjen e jurisë që ishte në këtë konkurs. Çuditërisht kur gjërat që duan që të vijnë më lindi ideja, po sikur kur Eva edhe Adami, në vend që të vishen të fillojnë edhe të zhvishen. Opera zgjat 45 min dhe është me gjashtë akte. Rrugëtimin e operës nuk dua që ta bëj akoma me dije, mirëpo do të luhet edhe në shtete të tjera.
Olsa Toqi, kompozitore
Kompozitorja ka edhe një mesazh për të gjithë artistët, që kanë dëshirë që të bëhen muzikantë.
Çfarëdolloj gjëje që bëni, bëjeni me shumë dashuri, sepse vetëm ashtu do të dalë vërtet e bukur.
Olsa Toqi, kompozitore
Dëshira e artistes është pas premierës në Itali, opera të shikojë dritën e skenës edhe në Shqipëri.