Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë/ Pas presidentes edhe kryeministri: Vendin tim e quaj si ta dua

16 Maj, 18:42| Përditesimi: 16 Maj, 20:48

  • Share

SHKUP- Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë se është e drejta kushtetuese e vendit të quhet si të dojë.

“Prisja që fqinji ynë jugor të na uronte. Përkundrazi, për fat të keq, na treguan krahët e tyre politikë. E drejta ime personale kushtetuese është të zgjedh si ta quaj vendin tim dhe kur të bëj deklarata dhe kur të flas me ju, gazetarët, si unë ashtu edhe unë presim që presidentja Silianovska të përdorë termat Maqedoni dhe maqedonas, si në këtë mënyrë, bazuar në interpretimin tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të marrëveshjes dhe me këtë rast u bëj thirrje miqve tanë në Greqi të ndalojnë kërcënimet, pengesat, të mos kthehen më në të kaluarën, të shikojnë nga e ardhmja”.

Ndër të tjera Mickoski i bën thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem të shkojë në gjykatën e Hagës.

“Nëse ata mendojnë se ne e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, le të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ata mund të fillojnë një proces dhe aty do të shohim argumentet e njërës palë dhe tjetrës. Do të doja të shkoja atje”.

Çështja e emërtimit të Maqedonisë së veriut ka rikthyer krizën mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Ministri grek i punëve të jashtme ka thënë se një nga parakushtet për promovimin e procesit evropian është respektimi i Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blenard: 16/05/2024 19:19

    sh mire e ka vetem se duhet ta ndajn me shqiptaret qe esht po aq sa i atyre pastai me greket e kan vetem politik ta zgjidhin si te duan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?