Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim zyrtar, Madhërinë e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte.
Ky takim erdhi pak minuta pas atij në presidencë, me kreun e shtetit, Bajram Begaj, në pritje me ceremoni solemne.
Kryeministri publikoi edhe pamjet e takimit mes palëve.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shprehet kreu i qeverisë.
Lajmi kryesor:
Mbreti i Jordanisë në Tiranë, Begaj: Diskutuam për njohjen e Kosovës, tregtinë dhe luftën ndaj terrorizmit! Rama: Mik i çmuar (FOTO+VIDEO)
A.Q/ReportTv.al
