Pamje nga protesta Thumanë-Kashar (Foto Arkiv)

Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre

11 Shtator, 19:52| Përditesimi: 11 Shtator, 22:54

  • Share

Pak orë para interpelancës në Kuvend për banorët e rrugës Thumanë-Kashar, qeveria arrin dakordësi për kërkesat e tyre. Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë dega Krujë, Sabah Sheta bëri me dije arritjen e një zgjidhje ndërsa ministria thotë vetëm se do të realizohet projekti fillestar i Korridorit blu.

Sabah Sheta sqaron për Report TV se në takimin mes palëve në Ministrinë e Infrastrukturës, u vendos që brenda dy javëve të hapen dy mbikalime provizore që u jep akses banorëve me hyrje dalje në rrugën Thumanë-Kashar. Një mbikalim do të jetë tek vendi i quajtur Europa Park dhe një tjetër në fshatin Gramëz. 

‘Është rënë dakord të bëhet një hapje provizore për banorët e Thumanë -Kashar, deri në momentin kur të realizohet projekti i Korridorit Blu që parashikon një mbikalim tek Europapark, nga Thumana në Milot. Kemi arritur të darkordësohemi edhe për një hyrje-dalje, mbikalim në Gramëz dhe kështu i jep zgjidhje banorëve për të lëvizur. Hapja provizore do të realizohet brenda dy javëve, pra tek Europa Park dhe në Gramëz. Protestat pezullohen për dy javë, pra kohën që është premtuar të hapen hyrje-daljet provizore deri në përfundimin e rrugës. Nëse ky afat nuk respektohet, do të rikthejmë protestat.’, thotë Sabah Sheta, Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë dega Krujë.

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës prej javësh kanë protestuar pasi rruga e re Thumanë-Kashar, i pengon ata që t’i lidhë me zonat e tyre te banimit dhe për këtë kanë kërkuar hyrje dhe dalje nga ajo që ata e quajnë izolim. Banorët kërkojnë hyrje dhe dalje në autostradë pasi edhe bizneset e shumta në zonë po falimentojnë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 12/09/2024 18:43

    Shkoder-Tirane behet pa leke (toll)? E kam bere 3 here por s,e kuptoj ku eshte tabela.

    Përgjigju
  • artan: 12/09/2024 11:49

    PSE E ZGJATET,,,KETE NUK E KUPTOJ UNE,,,

    Përgjigju
  • hasoni: 11/09/2024 21:55

    e vetmja hyrje dalje duhet ne fushekruje e jo europa se atje ka hyrje po njs haha

    Përgjigju
    • Erik: 12/09/2024 11:47

      Jo shoku, tek Europapark duhet, sepse aty lidhej me heret me rrugen e vjeter. Une nuk dua te perdor autostraden me lekë, keshtu qe vij prej rruges se vjeter dhe hyj ne rrugen ekzistuese, sikurse e kam patur me heret. S'duhet te bej 15 minuta nepermes Thumanes, ne nje rruge me gropa, per t'u kyçur prej rruges se vjeter tek Europapark e vazhduar me tej per ne veri. Kur u dha me PPP, u tha qe Gener2 do ndertonte dhe rruget paralele pa pagese, por jo vetem qe s'ndodhi, por bllokuan dhe kete ekzistuesen. Proteste shume e drejte dhe qe e mbeshtes me force.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?