Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në aeroport

Politikë

Pas publikimit të fotove, Lulzim Basha anulon udhëtimin në Amsterdam. Në kërkim të shqiptarëve në Milano, nesër kthehet në Tiranë

28 Nëntor 2018, 18:54| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 23:05

  • Share

Pas publikimit të një fotografie ku tregohej se Lulzim Basha i është drejtuar sot Milanos me destinacion final Amsterdamin, mësohet se kryetari i opozitës është në këto momente në kërkim të një lokali në veri të Italisë, ku shqiptarët festojnë 106 vjetorin e pavarësisë.

Sipas gazetës “Tema”, Basha e ka anuluar udhëtimin për Amsterdam dhe do të kthehet nesër sërish në Tiranë.  Po sipas "Temës", ai është në kërkim të një feste, për të bërë një foto të cilën do e postojë nëpër rrjete sociale si një lloj justifikimi të udhëtimit të ndërmarrë me linjën “Blue Panorama”.

Ndërkohë që eksponentë të Partisë Demokratike po protestojnë për të 26-tën ditë për projektin e “Unazës së Madhe”, Lulzim Basha duket se kishte planifikuar që 106 vjetorin e pavarësisë së vendit ta festonte në Amsterdam.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?