Kultura

Pas pune në librari, në Tiranë eksperiencë e re leximi! Me libër e një gotë në dorë, çdo të enjte gjatë korrikut

11 Korrik, 11:45| Përditesimi: 11 Korrik, 17:05

  • Share

Pas orarit të punës, në vend që të largoheni drejt një kafeneje, mund të shkoni në librari. Mjafton të merrni një libër në dorë dhe në dorën tjetër, përfitoni një koktejl falas. Kjo mundësi për të nxitur leximin ofrohet çdo të enjte gjatë korrikut në një librari të vogël në qendër të Tiranës, "Albas".

Libraria është kthyer edhe në një vend takimi për mendimin, ndjesinë dhe shijen.

“AfterWords” synon të mos jetë thjesht një aktivitet, por një mënyrë për të kthyer librin në qendër të jetës kulturore urbane, por pa pompozitet, pa ceremoni. Mbrëmjen e kësaj të enjteje diskutuan studiuesit dhe përkthyesit Sokol Çunga dhe Edon Qesarin.

“E hapëm këtë të enjte të parë të korrikut me një bisedë ndryshe. U morëm me përkthimin e ‘Antigonës’, kryeveprës së Sofokliut, përkthyer prej meje, botuar nga botimet ‘Albas’. Bashkë me profesor Edon Qesarin folëm për rëndësinë e leximit të klasikëve, rëndësinë e përkthimit të klasikëve dhe rëndësinë e ritrajtimit dhe rimendimit, të rianalizimit të autorëve klasikë në këtë rast të veprës ‘Antigona’ të Sofokliut.”, - thotë për "Report TV", Sokol Çunga.

Në një nga divanet e butë të librarisë mund të ulesh për të dëgjuar tingujt e një muzike të zgjedhur me kujdes. Është një ftesë për të ndalur, për të reflektuar dhe për të jetuar ndryshe orët e mbrëmjes.

 

B.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?