Bota

Pas përpjekjeve të vazhdueshme, më në fund shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

28 Mars 2021, 10:22| Përditesimi: 28 Mars 2021, 10:30

  • Share

Janë shtuar shpresat për lëvizjen e anijes së mallrave „Ever Given” që ka bllokuar prej ditës pas ngecjes në ujë kanalin e Suezit.  Zyrtarët e kanalit thanë megjithatë se ishte bërë njëfarë progresi në zhbllokimin e saj  dhe theksuan se shpresonin që anija të vazhdojë të jetë e bllokuar deri mbrëmjen e sotme.  Ever Green është bllokuar në Kanalin e Suezit një nga rrugët me më shumë trafik në botë - që nga e marta, duke bllokuar në dy anët e kanalit më shumë se 300 anije.

Të Shtunën rreth 20,000 ton rërë u pastruan dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë Ever Green në mënyrë që ta zhvendosnin atë. Megjithëse baticat dhe erërat e forta ndërlikuan përpjekjet për të liruar anijen.  Pamjet e postuara në Twitter treguan rimorkiatorët që u binin borive për të festuar këtë fitore të vogël.

Anija 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë të martën si pasojë e një stuhie shkretëtire doli nga kursi dhe në afërsi të brigjeve ngeci në tabanin e detit dhe është një ndër anijet më të mëdha të mallrave në botë. 

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes kanalit të Suezit, i cili lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës. Një rrugë alternative, rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës, e zgjat rrugën dy javë më shumë.