Papa Françesku dhe presidentja greke

Pas Qipros, Papa Françesku në tokën helene: Pa Greqinë, bota nuk do të ishte kjo që është sot

4 Dhjetor 2021, 12:09| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 12:12

  • Share

Pas vizitës në Qipro, Papa Françesku ka zhvilluar një vizitë në Greqi. Papa ka mbërritur në kryeqytetin helenik, në Athinë, dhe ku mëngjesin e sotëm ka vizituar mëngjesin e sotëm Pallatin Presidencial, ku u takua me Presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou.

‘Ju mirëpres me nder dhe emocion të veçantë’, tha në fillim të fjalës së saj Katerina Sakellaropoulou, duke theksuar se vizita ka një vlerë të madhe simbolike.

Papa Françesku tha në një fjalim prekës se ‘Pa Athinën dhe pa Greqinë, Evropa dhe bota nuk do të ishin ato që janë sot’. Siç tha ai, “këtu, sipas deklaratës së Sokratit, njeriu filloi të ndihej qytetar. Këtu njeriu e kuptoi se ishte një qenie politike. Demokracia lindi këtu. Sot jo vetëm në Kontinentin e Vjetër ka një rënie të Republikës. 'Pjesëmarrja e të gjithëve është thelbësore jo vetëm për arritjen e qëllimeve, por sepse zbulon se kush jemi ne.'

Më pas Ati i Shenjtë, pritet që të takohet me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik; pasdite do të vizitojë kryepeshkopin ortodoks të Athinës dhe të gjithë Greqisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pagani: 04/12/2021 14:12

    E vertete eshte qe pa Athinen dhe Greqine, Evropa dhe Bota nuk do te ishte kjo qe eshte sot. Do te ishte ne paqe, harmoni dhe begati me te madhe sikur mos te ishte fare, as Athina dhe as Greqia. Juve ju bashkon kryqi dhe sigurisht qe do i beni fresk njeri tjetrit, por e verteta eshte qe me kryq dhe pa kryq, prejardhjen e keni nga Lindja e Mesme. Merrni edhe ata me mjekrra, vellezerit e gjakut me fe tjeter dhe shkoni andej dhe na lini ne evropianeve ne tokat tona.

    Përgjigju
    • Lui: 04/12/2021 15:36

      Absolutisht dakord!

  • Alb: 04/12/2021 14:08

    Si greqija edhe vatikani nje jeni te dyja me histori te modifikume dhe te vjellure.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?