Kronikë

Pas QSUT, shtohet një tjetër laborator modern me standarde ndërkombëtare te ‘Shefqet Ndroqi’, Manastiliu: Zgjerohet gama e analizave falas për pacientët

24 Qershor 2021, 11:33| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 11:48

  • Share

Pas QSUT, një tjetër laborator modern i është shtuar rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje nga ky laborator i ri, i cili ka zgjeruar gamën e analizave falas për pacientët në spitalet publike.

Gjatë videos së publikuar ka folur edhe njëra prej mjekeve në Spitalin “Shefqet Ndroqi” e cila është shprehur e kënaqur me këtë investim pasi lehtëson punën, kryen një shërbim më të mirë, më të kualifikuar edhe më të shpejt.

“Për sa i përket një laboratori është tërësisht  i rinovuar me aparatura tërësisht të reja dhe struktura e laboratorit është tërësisht e re gjë që na lehtëson punën. Shërbim më i mirë, më i kualifikuar edhe më i shpejt.”, tha mjekja.

Disa ditë më parë, Manastirliu publikoi pamjet e laboratorit të ri në QSUT me standarde të larta për pacientët.

Ministrja u shpreh se po e njëjta cilësi do të jetë në 18 spitale, me ngritjen e rrjetit supermodern të laboratorëve publikë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?