Rexhep Tajip Erdogan dhe Aleksander Vuçiç

Pas Ramës, Erdogan takon edhe Vuçiçin: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

23 Shtator, 15:38| Përditesimi: 23 Shtator, 15:40

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti pasditen e së dielës në Turkevi, qendrën diplomatike turke në New York, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministri Igli Hasani. Ky takim i dy liderëve u zhvillua me dyer të mbyllura dhe larg vëmendjes së shtypit. 

Ndërkohë, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Erdogan ka takuar dhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiçin. Njëjtë si dhe me kreun e qeverisë shqiptare, e takimi me presidentin e Serbisë u zhvillua me dyer të mbyllura.  

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë, çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë takimit, presidenti Erdogan deklaroi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë vazhdojnë të forcohen në çdo fushë.

Gjithashtu, mësohet se gjatë këtij takimi Erdogan ka përmendur dhe Kosovën ku dhe ka theksuar se sa e rëndësishme është të vazhdojë procesi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?