Mustafa Şentop

Pas Ramës në Turqi, Shqipërinë e viziton Kryeparlamentari turk Sentop, takon liderët politikë, në plan vizitë në Xhaminë e Shkodës

1 Shkurt 2021, 11:00| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 11:07

  • Share

Pas vizitës së Ramës në Turqi, Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar do të vizitojnë Shqipërinë më 4 dhe 5 shkurt.

Sipas Anadolu Agency, Şentop do të pritet nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe analogu i tij Gramoz Ruçi në Tiranë. Më pas ai dhe delegacioni i tij do të priten nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 5 shkurt të premten ai do të vizitojë qytetin e Shkodrës, ku do të falë namazin e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Shkodrës dhe do të vendosë kurorë lulesh në Përmendoren e Hasan Riza Pashës.

Şentop në Shkodër do të vizitojë gjithashtu medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Institutin Yunus Emre.

Vizita e kryeparlamentarit turk në Shqipëri vjen pas hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, përmes një serë marrëveshjesh të nënshkruara nga Rama dhe Erdogan, me rëndësi në partneritetin strategjik.

Vizita e kryeministrit Edi Rama, është realizuar një muaj më parë në Ankara ku edhe është pritur me një ceremoni të posaçme.  

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?