Pas Ramës e ministrave, deputetët e PS heqin dorë vullnetarisht nga gjysma e rrogës: Të shkojë për luftën ndaj COVID-19

1 Prill 2020, 14:07| Përditesimi: 1 Prill 2020, 15:38

  • Share

TIRANË - Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste heqin dorë nga gjysma e pagës dhe e vënë atë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 edhe në Shqipëiri.  Grupi parlamentar e njoftoi këtë vendim sot në Konferencën e kryetarëve, ndërsa paralajmërojnë se shkresa zyrtare do të depozitohet në Kuvend. 

Ndërkohë, nga dita e djeshme për 3 muaj, kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministrat, do të marrin 50 % të pagës së tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Në vendimin e qeverisë nuk përmenden deputetët, por nisma e tyre sot për të marrë vetëm 50% të pagës, vjen si vullnet i tyre personal.

Më herët edhe Presidenti Ilir Meta deklaroi vetë se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik nga qeveria.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arseni: 02/04/2020 03:55

    JO TE SHKOJE PER TE LUFTUAR KOVIDIN POR TE SHKOJE PER TE NDIHMUAR TE VARFRIT DHE ATA ME NDIHME EKONOMIKE 30.000 LEKE,,,MASKARENJ TE NDYRE VETE KENI RROGA 1.5 MILION LEKE,,A KA MUNDESI QE PARLAMENTI TE KETE 80 DEPUTETE,,,,JO 140....DHE RROGA E DEPUTETIT TE ULET NE 800.000 LEKE,,,dhe te hiqen dietat...hajdut je o rama populli fle ne cadra....ju fleni ne saraje,,ku i gjete parate na e trego,,edhe te gjithe politikanet e te gjitha kraheve...

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/04/2020 18:02

    Shume mire behet ,por do te ishte mire qe te behet me vendim dhe jo ti lihet ne vullnetin e tyre. Mendoj se ne kete levizje duhet te perfshihen te gjithe nga Presidenti deri tek antaret e keshillave bashkiake te cilet te lene pagesen e tyre mujore . Perfshirja tejete sa me e gjere9 Kryeministria,ministra , zv/ministra, dr/ drejtorish. deputete dhe ish deputete,kryebashkiake,prefekte etj etj vetem keshtu mundet ti vihet ne ndihme shtresave ne nevoje.

    Përgjigju
  • Aman: 01/04/2020 17:19

    Aman se mos pyesin per rrogen keta. Ate pastrueseve te shtepive te tyre ua kane dhene gjithmone se u dujet pak e su hyn ne st. Po ja se do shkoj Cim Gani e do u kontrolloj pasurine. Se eshte i forte ai eshte trim i mire me shoke pak. Me fal pa shoke fare vetem me lepirje shefash

    Përgjigju
  • Vlore: 01/04/2020 16:52

    Qelbesira pse gjysme? Të gjithe rrogen duhej, ngelet tere jetene gjysmakë

    Përgjigju
  • JURISTI: 01/04/2020 14:53

    TE UNITETI PART - POPULL QENDRON FORCA JONE

    Përgjigju
  • Sali Ram Berisha: 01/04/2020 14:26

    Dora vet jam.Edvin Mafia ka lek droge kavjedh sa ka mund ndaj ul pagen.Una nuk kam me pranue nuk kam lek te paguj dritet ne Gjirin e Lalzit.Gjith naten punoj per ju me qytetarin dixhital

    Përgjigju
  • Lavire Monik: 01/04/2020 14:22

    Une nuk e prek pagen kam tre femije ne Londer e nuk kane buke te hane jena dhe te varfer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?