Ermal Meta

Pas reagimit të Ermal Metës mbi ngjarjen në Palermo, vërshojnë mesazhet e ndjekësve: U përdhunova kur isha 5 vjeç

23 Gusht 2023, 09:49| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:05

  • Share

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, ditën e djeshme postoi në Instagram reagimin e tij në lidhje me historinë e përdhunimit në grup që ndodhi në Palermo, ku 7 persona perdhunuan një 19-vjeçare. Pas këtij postimi, ai ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga viktima të ndryshme të dhunës seksuale.

Disa prej mesazheve të marra ai i ka postuar në llogarinë e tij të Instagramit, duke lënë edhe një mbishkrim mbi to.

“E di që kam postuar gjëra të trishta, por është një e keqe e nevojshme, e vërtetë. Janë njerëz që më kanë shkruar, njerëz të vërtetë, nga një vend i vërtetë, me barrë të vërtetë mbi supe, të cilën e mbajnë me vete në çdo moment të jetës së tyre. Mundohuni t’i lexoni. Kur të keni mbaruar së indinjuari me fjalët e mia, përpiquni të viheni në vendin e tyre. Kush e di nëse do të keni të njëjtin pasion. Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni të brohorisni se ngjitem vetë sipër në kryq“, ka shkruar këngëtari si mbishkrim në foton e postuar të mesazheve.

Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime, por në njërën prej tyre thuhet: “I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000. Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”.

Ndërsa një koment tjetër me një histori shumë të rëndë ishte nga një komentuese e e cila ishte përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare duke thënë se “ata që flasin le të vijojnë ta bëjnë këtë, por duhet të dinë se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura, sepse ndihesh pis”.

Mes komenteve të shumta në postim ishte edhe ai i aktores Elena Sofia Riçi, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, i cili e njihte mirë familjen time. Unë munda të flas për këtë vetëm disa vite më parë. Shenja që mbeten përgjithmonë“.

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jola: 23/08/2023 10:24

    Shkrimi yt I sinqerte te ben njeri te vertete. Nuk mund te shtoj me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?