Rama: Shëndetësia në kohën e PD për qamet! Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, s'mund t'i besohet lufta kundër COVID koalicionit tragjikomik të opozitës

4 Mars 2021, 10:01| Përditesimi: 4 Mars 2021, 15:45

  • Share

TIRANË- Pas Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama është ndalur te Shëndetësia, një nga pikat më të forta, siç ai e ka cilësuar të qeverisë së tij. Kjo për shkak se sistemi shëndetësor nuk u gjet "gafil" nga pandemia e COVID, e ndërsa thotë se është shumë kurioz ta dinte se qeveria e atëhershme do e kishte përballuar luftën me këtë virus. Rama është shprehur se në kohën e PD-së, spitalet ishin si filma horror pa mbarim, e ndërsa thotë se tashmë ato janë godina me standarte europiane.

Sipas Kryeministrit denoncimet e forta të bëra nga ish-ministri i PD-së Shëndetësinë, Halim Kosova, treguan qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës.

"A mund t'u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë", tha ndër të tjera Kryeministri", nënvizioi Rama. 

Dy denoncime të forta ka bërë ish-ministri i Sali Berishës për shëndetësinë në fund të mandatit të dytë të PD-së në vitin 2013, Halim Kosova. Akuza të drejtuara ndaj 2 personazheve që janë sot ndër drejtuesit kryesorë të ekipit të Lulzim Bashës në PD dhe figura të rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit.

Mjeku Halim Kosova ka hedhur akuza të forta në drejtim të Tritan Shehut, që është aktualisht drejtues politik i PD në QArkun Gjirokastër, pasi akuzon se kur ai vetë drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e PD-së, Shehu ndërhyri te ai për një tender korruptiv me vlerë 500 mijë dollarë ilaçe për fëmijët me leucemi.

Një tjetër denoncim i fortë është bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e Partisë Demokratike, Halim Kosova teksa ka rrëfyer se si Genc Ruli, aktualisht pjesë e komisionit të vlerësimit të kandidatëve në PD (qe ka perjashtuar Halim Kosova),  mbrojti një drejtor spitali në Gjirokastër që kishte bërë një lëvizje për të vjedhur 100 mijë euro. Ruli në atë periudhë ishte drejtuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Gjirokastër në zgjedhjet e qershorit 2013, pra njeriu i besuar i Sali Berishës.

VIDEO/Aktiviteti i plotë

Ora 11:38
Çomo: Mjekët për pacientët me COVID, si familje për ta! Nuk mund t'i shihni lotët e stafit, edhe ata vuajnë (VIDEO)

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka folur për luftën e bërë me COVID në spitalin Infektiv. Ajo tha se ajo luftë është jashtëzakonisht e vështirë, por që po përballohet më së miri.

"Ndihem shumë e nderuar që jam këtu sot dhe dëgjova fjalë të mira për ata kolegë që ndihen në vijën e zjarrin, nuk është një vit pandemi, por janë shumë vite pune e paimagjinueshme, e dinë ata pacientë që vuajnë aty, ju sigurojë që është një armatë  jashtëzakonshme, që japin dashuri, profesionalizëm, dhimbje të paimagjinueshme, është hera e parë që ndeshemi me pandeminë dhe që ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda. Dua t'i sigurojë ato njerëz që ne për ata kemi qenë pjesë e madhe familjes së tyre dhe dashuria dhe përkushtimi është i jashtëzakonshëm dhe një shërbesë si një familjarë i tyre që u shërben brenda mureve të spitalit, punojmë dhe vuajmë me ta në aspektin emocional, te ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë as nuk ika parë dhe as nuk do i shoh ndonjëherë, lotët janë për jetët e humbura, brenda spitaleve COVID. Koha do tregojë se sa shumë kemi investuar ne, aty nuk punohet me orare, ka filluar puna në 8 mars, atëherë kur kemi rastin e fundit, shpesh pyes veten mirë unë që e drejtoj këtë institucion, por ata të tjerët. Vijnë me dëshirë, jo se i sjellë me zor, ka vështirësi, por në këtë punë merr buzëqeshje, mesazhe pa fund, ne gëzojmë mirënjohjen e popullit, ka edhe komente negative apo staf mjekësor që nuk është në nivelin për t'u shërbyer njerëzve, por janë shumë pak. Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve kemi përgjegjësi dhe emocione dhe frikë sidomos në fillim të pandemisë, frika është larguar", tha Çomo.

Ora 10:43
Rama: Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, si mund t'i besohet kjo luftë kundër COVID koalicionit tragjikomik të opozitës (VIDEO)

Në aktivitetin e zhvilluar sot për shëndetësinë, Kryeministri Rama foli për situatën e përballjes me COVID. Teksa riktheu në vëmendje denoncimet e forta të bëra dje nga ish-ministri i PD-së Shëndetësinë, Rama tha se Dr. Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës.

"Qëllimi im është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi intensiv në muaj mars-qershor, një vaksinim që do të këpusë hallkë pas hallke zinxhirin e infektimeve. Që do të na cclirojë në mënyrë të konsiderueshme nga një barrë e jashtëzakonshme ankthi për njerëzit tanë më të dashur. Kemi parë që ky armik nuk kursen dhe prek në masë edhe ata që në fillim duken të paprekshëm. Ky është një udhëkryq. A mund që në këtë udhëkryq t'i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosen atë koalicionin tragjikomik, të cilët që nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan bashkë me ne. Atyre që zgjodhën të bëheshin bashkë me COVID-in, që nga dita e parë e kësaj lufte nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa bërë alarm. A mund t'u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë", tha ndër të tjera Kryeministri.

 

Ora 10:27
Rama: Sot dinjiteti i punonjësve të shëndetësisë është rivendosur, janë rritur pagat, kushte të pakrahasueshme me më parë (VIDEO)

Për Kryeministrin Edi Rama sistemi shëndetësor në vend ka hasur në një zhvillim të jashtëzakonshëm këto vitet e fundit. Sipas tij me të gjitha investimet është rivendosur në vend dinjiteti për të gjithë punonjësit në shëndetësi me kushte të përmirësuara, paga të rritura dhe punësimin në baze merite.

"Ju meritoni respektin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari dhe shqiptareje, që duhet ta ndajë mirë dhe prerë të gjithë heroizmin dhe sakrificën tuaj nga neveria legjitime për ato raste kur qenie të padenja mes jush e tradhtojnë misionin dhe e njollosin bluzën e bardhë. Duke bërë gjithçka kemi mundur ia kemi dalë t'ju bëjmë që ju të mos ndiheni veten. 3656 mjekë, infermierë dhe epidemiologë kanë përfituar bonusin 1000 euro, 1212 staf mbështetës kanë përfituar bonusin 500 euro dhe këto do të vazhdojnë. Pagat i kemi rritur. Dinjiteti është rivendosur në vend duke i siguruar kushte të pakrahasueshme pune dhe punësim në bazë merite. Ishim ne që vendosëm për herë të parë skemën e mbështetjes financiare me një bonus prej 2500 dollarësh për çdo mjek që punon larg vendbanimit apo që kthehet nga jashtë. Dhe kemi pasur edhe nga të parët, edhe nga të dytët. Specializimet ishin mbyllur për 4 vite me radhë dhe ne sot kemi 1700 specializantë të rinj. Sot 1234 mjekë dhe 3500 infermierë janë punësuar përmes portalit për të garantuar pikërisht meritat. Kemi forcuar kapacitet spitalore dhe ne ia kemi dalë të mos ndeshemi në asnjë moment në kolaps serioz siç u ndeshen sisteme në vende shumë më të zhvilluara", tha Rama.

 

Ora 10:18
Rama: Në kohën e PD-së, spitalet si filma horror pa mbarim! Ne COVID-i s'na gjeti gafil! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës në sistemin e shëndetësisë, ku ka bërë edhe një krahasim mes asaj që gjetën kur morën mandatin, dhe asaj që është tani, që për Ramën, janë si nata me ditën. Rama tha se spitalet në kohën e PD-së, ishin si filma horror pa mbarim, e ndërsa sot, sipas tij janë ambiente me standardet europiane.

"25 prilli një udhëkryq për drejtësinë dhe në 25 prill siç na ka ndihmuar që ta kemi të qartë Meta, që flet dhe në emër të presidentit më fatkeq, ju do të vendosni me drejtësinë apo me Ilir Meta. COVID e tronditi botën nga themele, si në asnjë luftë më parë u sulmua i gjithë planeti, popujt e vendeve të pasura dhe të varfra, armiku i padukshëm sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore, ekonominë globale dhe kombëtare dhe ato familjare të të gjithë popujve të botës. Pyetja "cfarë do kishte ndodhur nëse ky armik i pamëshirshëm do të kishte zbritur 7 vjet më parë, apo larg qoftë me sistemin shëndetësor që kishim deri para pak vitesh. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund, është në natyrën njerëzore që pasie kalon një të keqe ta hedh pas krahëve, ndërsa më pas kërkon cdo ditë më mirë sepse kështu është njeriu dhe sot duhet e pamundur që të kujtohen se cfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se ne të na binte barra e madhe e përgjegjësisë për të drejtuar këtë vend që në emër të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre të drejtojmë vendin. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund dhe sot e kanë të pamundur njerëzit të kujtojnë se në cfarë qameti ishte shëndetësia jonë. Kush më thotë që nuk ishte kjo shëndetësia që kishim, në QSUT në mes të kryeqytetit ose ka humbje të memories ose memorien e ka me pasw e opozitës, por ishte kështu. Madje ishte edhe me keq. Nuk kemi fjetur asnjë moment gjumë, por kemi nisur një punë të madhe, pandemia nuk na gjeti gafil, ne u futëm në mbrojtje, u mbyllëm fort, por ne si njerëzit që na keni besuar drejtimin e këtij vendi nuk e ndaluam asnjë ditë e asnjë natë punën për t'u armatosur sa më mirë. Dhe këtu është momenti për t'iu thënë mjekëve dhe infermierëve, që pavarësisht nuk i rreshtoi koha, pozicioni i tyre, profili i tyre në atë vij, kanë qenë që prej atij momenti të parë dhe mbeten pjesë e luftës në vijën e parë. Shumë faleminderit, shumë respekt, shumë mirënjohje. Pa ju, jetët e humbura do ishin shumë më tepër", tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Henri: 05/03/2021 05:24

    I ka vajt hunda me gjate se pinoku.

    Përgjigju
  • @adi: 04/03/2021 18:18

    Puna eshte qe po ajo pd fo vije prape tritani, ruli e co. Dmth te ecesh nga pak perpara apo te shkosh ku ishe eshte puna. Dhe krahasojeni shtetin me nje shtet te mire po edhe shtetasit me disa shtetas te pergjegjshem se shteti nuk edhte rama dhe luli po ne te gjithe

    Përgjigju
    • @adi: 04/03/2021 20:49

      Nuk e mbroj fare se nuk me intereson te mbroj asnje persa kohe me mbajne vetem shoatullat e mia dhe lus Zotin te mos mbetem ne dire shtetit. Por cfare zvicre do beje kush, kur merr nje grope me nje lukuni te babezitur qe ne mbi 90% shpresen te rryshfeti dhe perfitimi perfshi mbi 90% te atyre qe punojne ne shtet qe ishin dhe jane vetem ca hane me nje krah ca me tjetrin. Ajo qe them eshte vetem kjo PD nuk eshte alternative.

    • adi: 04/03/2021 19:08

      une kam punuar 6 vjet ne shtet vete dhe eshte llum, sala e la shqiperin ne buz gremine e ky na vuri shkelmin. mos e mbro kot e te thuash "ne te gjithe", kishte mundesine ta bente shqiperine zvicer e beri afganistan. jemi nje nga shtet me te varfra ne europe, me pagat me te ulta, me cmimet me te larta si per konsum dhe per imobiliare. per mua ky ne 8 vite ska BERE ASGJE. jam dakort qe ne jemi popull i keq por po te vendosen rregulla e gjera tjera behet po ky i ka lene tgjith se vjedh per vete e vl, shresa mesme ka vdek ska me,vec te pasurit pasurohen me shume

  • adi: 04/03/2021 16:20

    vazhdon ky ben krahasimet me ' CA KA BERE PD' po lere PD iku ajo shif cke bere ti? ASGJE. krahasoje veten me nje shtet me te mire jo me pd. ndaj jemi 600 vjet marapa e maqedonise me ket ne po ishalla se mer prap se do behet shqiperia si Siri, do ikin tgjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?