Pas shikueshmërisë rekord në YouTube për ditën e zgjedhjeve, Report Tv dhe Shqiptarja.com arrijnë një tjetër sukses. Plot 56 milionë shikime në vetëm 1 muaj në dy faqet e rrjetit social Instagram të Shqiptarja.com dhe Report Tv.
Faqja e Instagramit e Report Tv ka gjeneruar 15 milionë shikime në vetëm një muaj, ndërsa Shqiptarja.com 41 milionë shikimesh për të njëjtën periudhë (prill-maj).
Përveç shikueshmërisë së lartë, është vënë re edhe një rritje e ndjeshme e ndjekësve në të dy platformat. Këto rezultate dëshmojnë besimin e ndjekësve ndaj përmbajtjes së ofruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com.
Report Tv u rendit media e dytë për shikueshmërinë më të lartë në YouTube gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare më 11 maj dhe numri 1 mes televizioneve informative.
Komente
