Politikë

Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator

22 Mars, 16:42| Përditesimi: 22 Mars, 16:59

  • Share

Pas ‘zhurmës’ së ditëve të fundit për drejtimin e bashkisë Tiranë dhe shkarkimit të nënkryetares dhe sekretarit të përgjithshëm, drejtuesja e komanduar e Bashkisë shfaqet krah kryeministrit Edi Rama. Anuela Ristani inspekton me kryeministrin punimet në shkollën e re ‘Edith Durham’.

Godina e re arsimore do të jetë gati të hapë dyert për të pritur nxënësit më 15 shtator, kur nis edhe viti i ri shkollor. Shkolla do të ketë sistem ngrohje e ftohje, ndërsa kapaciteti i saj është dyfishuar, në 36 klasa.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?