Inaugurohet Xhamia e Et’hem Beut pas rikonstruksionit! Erdogan: Uroj që deri në muajin e Ramazanit të përfundojë ajo e Namazgjasë! Rama: Shumë shpejt nis puna për xhaminë e Plumbit

17 Janar 2022, 18:41| Përditesimi: 18 Janar 2022, 07:26

  • Share

TIRANË- Pas një periudhe të gjatë, ku iu nënshtrua një rikonstruksioni total dhe delikat, Xhamia e Et’hem Beut, simboli i kryeqytetit shqiptar i rikthehet funksionalitetit. Financimi i saj është bërë nga Turqia, e për presidentin turk Erdogan ajo reflekton  vlerat e përbashkëta kulturore, e ndërsa tha se shpreson që të mbyllen punimet për xhaminë e Namazgjasë brenda muajit të Ramazanit (2 prill-1 maj).

"Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë. (...) Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë së 'Namazgjasë", tha Erdogan.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti nis puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.

"“Po e mbyll fjalën time se së shpejti falë punës që po bëhet do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat tona kulturore“, tha Rama. 

Inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut shënon fundin vizitës disa orëshe të presidentit turk Erdogan në Shqipëri. Ardhja e Erdogan në vendin tonë kishte si qëllim kryesor për të dorëzuar çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një lagje e re me 522 banesa  që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij. Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë, ku mbajti një konferencë për mediat në të cilat tha se vendi ynë duhet të marrë masa kundër organizatës ‘FETO’ e ndërsa së bashku me Ramën thanë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk duhet të jetë shqetësuese për SHBA-BE. Më pas Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë.

Historiku i xhamisë së Et’hem Beu
Kjo xhami është e vetmja ndër  tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX  të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Themelet e saj i vuri në vitin 1794 Molla Beu por ai vdiq në vitin 1807, pasi kishte përfunduar kubenë. Faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Et’hem Beu, në vitin 1821, duke ndërtuar minaren, çatinë, portikun si dhe duke përfunduar zbukurimet e pikturat e brendshme. Dy vjet më vonë në vitin 1823 përfunduan pikturat dhe zbukurimet e jashtme. Kjo xhami është pjesë e ndërtesave komplekse që përbëjnë qendrën historike të Tiranës dhe përbën një kompleks arkitektonik së bashku me Kullën e Sahatit. Xhamia e Et’hem Beut është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948.

 

Ora 19:12
Çfarë ndodhi me gërshërët? Detaji i veçantë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë Et’hem Beu

Në ceremonitë e inaugurimit, ndodh që gërshërët me të cilat pritet shiriti, rikthehen në tabakanë pa pasur një rëndësi specifike, por në rastin konkret, në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë Et’hem Beu, presidenti turk, Erdogan ka zgjedhur që t’i mbajë me vete.

“Për hir të kësaj dite, gërshërët do i mbajmë për vete, nuk do i kthejmë mbrapsht, lutjet u bën”, tha Erdogan.

Ora 19:00
Erdogan në inaugurimin e xhamisë së Et'hem Beut: Brenda muajit të Ramazanit shpresoj të përfundojë ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë

Në inaugurimin e xhamisë së Et'hem Beut presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se deri në muajin e Ramazanit, që fillon më 2 prill dhe përfundon më 1 maj, shpreson që të ketë përfunduar ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë.

"Ju falënderoj të gjithëve nga ju për durimin, për besën, pritjen që na keni bërë derimë tani. E di që keni ardhur nga Shkupi, nga shkodran, keni pritur me orë të tëra dhe sot këtu në Shqipëri jemi duke përjetuar një ditë shumë speciale dhe të veçantë plot emocione. janë vëllezërit e mi që kanë ardhur edhe nga Kosova, dua ti falënderoj dhe t'iu përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Po ndajmë në të njëjtën kohë lumturinë e inaugurimit të këtyre veprave të restauruara nga TIKA. Sot në mëngjes ishim në Laç dhe dorëzuam banesat e tërmetit, i cili ishte investim i Turqisë. Ndjejmë kënaqësi kur pamë se ishin shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 shtatorit të 2019. me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia që të mëshiroj shpirtrat e atyre që ranë në tërmet. jam ndjerë shumë i lumtur sot kur pashë që po u dorëzoheshin familjeve 522 banesa. Dhe gjatë asaj periudhe kam qenë vazhdimisht në kontakt me krye, mikun tim dhe në fund arritëm që të finalizojmë këto vepra. pak më parë isha në Kuvend e Shqipërisë ku mbajta edhe fjalimin e radhës përpara deputetëve dhe përfaqësuesve tuaj. Përsëri jemi këtu për të ndarë këtë kënaqësi të veçantë mbase edhe shumë speciale se po hapim një nga cepat më madhështore në qendër të Tiranës me restaurim nga Turqia.

Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë. Lavdi zotit të gjithsesi që sot kjo vepër unike që na paraqet një kuptim shumë të hollë të arit që është përdorur në të, me stoli të pikturuara në dorë, është ndër strukturat më të dalluara që mbart koha e periudhës osmane e deri në ditët e sotme. Është një vepër që na pasqyron traditën e arkitekturës dhe të mëtova që janë përdorur gjatë ndërtimit të kësaj xhamie deri në ditët e sotme, shpresoj të pasohet edhe tek brezat e ardhshëm. Besoj se xhamia jonë e Ethem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do jaopë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami. Ne si Turqi japim përparësi përmes TIKËS restaurimi, mirëmbajtës dhe kontribuojmë në zhvillimin e Shqipërisë. Përmes TIKA nga viti 1996 deri më tani janë realizuar 540 vepra konkrete dhe shpresoj me zemër që tani e tutje do vijojmë t'iu qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e xhamisë së 'Namazgjasë'. Duk e ditur se shqip është një aleate e Turiqsë, përsa kohë ky bash i ngushtë do vazhdojë mes nesh nuk ka asnjëlloj problemi që nuk mund ta zgjidhim", tha Erdogan. 

Ora 18:47
Xhamia e Et’hem Beut i rikthehet funksionalitetit, Rama: Së shpejti nis puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër

 Në ceremoninë hapëse të xhamisë së Et’hem Beut, pas rikonstruksionit nga Turqia, kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti do të nisë puna edhe për  rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër

“I përkasin thesarit të kulturës sonë dhe si të tilla ato duhen me patjetër patur kujdes, duhen rilindur, t'iu vihen në dispozicion brezave që vijnë. Për shqip ato janë po ashtu dëshmia  e jashtëzakonshme e një bashkëjetese fetare që na ka karakterizuar si një shembull i mrekullueshëm që na është trashëguar nga të parët tanë dhe ia kemi për detyrë t’ia trashëgojmë pasardhësve tanë. në për tonë për ta rilindur këtë aspekt të trashëgimisë kulturore ne e kemi gjetur te Erdogan një partner të pazëvendësueshëm. Falë kujdesit të tij të drejtpërdrejtë falë angazhimit të agjencisë turke Tika, falë bashkëpunimit me historianët, inxhinierët turq dhe aty shqiptar ne sot kemi disa nga xhevahiret më të çmuara të trashëgimisë tonë kulturore që i përkasin fesë. Xhamisë në Berat të cilat po ashtu janë restauruar dhe kanë rilindur falë kësaj përkujdesje nuk janë vetëm objektet kulti që i shërbejnë besimtarëve mysliman, por janë edhe pikë referimi për të gjithë ata që e vizitojnë Shqipërinë. Së shpejti falë marrëveshjes të nënshkruar dhe punës që po bëhet, do të fillojë edhe puna për rilindjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër, një nga perlat e trashëgimisë kulturore, ndërkohë me mbështetjen e Ergodan dhe agjencisë TIKA do të vijimë punën edhe me ndihmën e vyer të ministrit të turizmit dhe kulturës për të vazhduar përpjekjen për rilindjen e bukur të Gjirokastrës, Beratit dhe të Shkodrës. Unë po hap krahun dhe paçi shëndet, mirësi dhe mbarësi dhe Zoti qoftë”, tha Rama.

Ora 18:31
Momenti i sikletshëm, përkthyesi i ndërpret fjalën, Rama i kthehet: Më lër të përfundoj fjalinë

Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së xhamisë Et'hem Beut, pas restaurimi, kryeministri Edi Rama pati një moment të sikletshëm, pasi përkthyesi i ndërpreu fjalën pa e përfunduar.

Rama nuk nguroi që t’ia thoshte këtë.

Rama: Mos ma prit fjalën menjëherë, më lër të mbaroj fjalinë!

Përkthyesi: Ju kërkoj ndjesë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Imam Ahmet Kalaja: 19/01/2022 00:04

    Kembana e ores te Kishes Ortodokse tingellon dite dhe nate pse ju ben pershtypje ezani i hoxhallareve.

    Përgjigju
  • Sing: 18/01/2022 05:57

    Ne asnje shtete muslimane nuk kam degjuar qe te pellasin hoxhallaret qe ne 5 te mengjesit deri ne 23h00 sic behet ne Tirane ose ne qytetet e tjera. Vertet ndertoni xhami me fondet e nuk e di te kujt e cila eshte arsyeja ne cdo cepe, por te pakten te ruhet dhe qetesia per njerezit. Nuk eshte nevoja qe te na zgjojne lutjet e hoxhes cdo mengjes. E keni bere Shqiperine me keq se Arabie Saoudite apo Dubai à ku ta di

    Përgjigju
    • altini: 18/01/2022 11:37

      Ah sa drejt e bukur i ke rene ne te. Respekte!

  • Alba: 18/01/2022 04:22

    Po ne qe nuk shkojme as ne qishe as xhami cfare fitojme ne kete mes?

    Përgjigju
  • Iris: 18/01/2022 02:53

    Cfare vlerash te perbashketa ndajme me Turqine?! Duke perjashtuar besimin myslyman,te cilin e kane dhe shtete te tjera,si dhe ndonje konvertim sporadik qe mund te ndodhe ne cdo besim,le te themi se te perbashket kemi ca fjale e ca atavizma gjuhesore,disa mendesi e sjellje,preferenca si: injorancen,dembelizmin e pertacine,kafen turke,thashethemet,korrupsionin e mitmarrjen,qylin,trajtimin e femrave,pazarlleqet,sorollatjen,ngushtesine shpirterore,hilene,muziken tallava,citjanet,duvaku i rende i mbulimit te nuses,menyra si zgjidheshin e merreshin nuset,ecja e burrave para grave,gatesat e renda turke,emra njerezish e vendesh,etj.Dhe vete ketu kam perdorur disa turqizime sepse nuk eshte e lehte te shkundesh 500 vjet pushtim dhe imponim nga trupi.Dhe sa per /MASHKULLORI/ qe perpiqet te beje nje apologji,na duhet t'i kujtojme se asnjeri nga keta pushtues qe permend nuk ka zgjatur kaq gjate dhe nuk ka patur nje ndikim kaq negativ sa Turqia.Sa per krypeshkopin,ai ka shfrytezuar nje klauzole te Kongresit kishetar qe u mbajt ne kohen kur mendohej se do te ishim miq perjete me BS dhe ku klauzoles iu hoq paragrafi ku kerkohej qe kryepeshkopi te ishte shqiptar me origjine dhe shtetesi.U mbajt vetem kjo e fundit dhe keshtu Janullatusi,na pelqen,ose jo,eshte korrekt me ligjin dhe per kete duhet t'ia dish per mirenjohje Enverit dhe komunisteve.Gjithashtu duhet te shtoj, qe vertet Ataturku krijoi Turqine moderne,por nuk duhet te harrosh qe duke qene njohes i mire i popujve te perandorise turke,si popuj te pa mesuar me demokracine,sepse kishin qene perhere nen sundimin e monarkeve (mbreterve bizantine e sulltaneve otomane),dhe duke pare sa lehte mund te manipuloheshin e te keqperdoreshin,vendosi ushtrine si garant e ruajtese te demokracise;ndryshe dhe Turqia mund te perfundonte si neve, me nje Esat Pashe Toptani,nje Zog,nje Enver,apo Berishe,qe ngulen e nuk shkulen nga froni i pushtetit.Eshte pikerisht kjo ushtri, qe Erdogani me arrestimet,perndjekjet e sabotimet ligjore,po perpiqet t'a dobesoje,sepse ka ndermend te behet sulltan pa callme.Dhe sa per kujtese,besoj se nuk e ke harruar konf.e donatoreve nga gjithe bota,nuk eshte vetem Turqia;te gjitha rindertimet e tjera po behen nga vende bamirese te verteta,por qe si bihen gjoksit ore e cast per ndihmen qe po na japin,sepse jane fisnike te vertete,jo te shtirur si ky sulltani qe na kujton dhe sa kane kushtuar,per te mos folur per qellimet e fshehta qe ka.Dhe mos na quaj njerez /pa vizion/ kur e lidhim viziten e Erdoganit me vdekjen e Skenderbeut.Jo vetem qe kemi vizion por dhe nuhatje,sepse e shohim ku rrahin <<vizioni>> dhe qellimet e verteta te Erdoganit,po c't'i bejme Rames qe i ka shtene /trute e gomarit/ ky <<miku i madh>>!

    Përgjigju
  • Mashkullori: 18/01/2022 01:12

    Cudi e madhe per ne Shqiptaret... Na ka mbetur ne mendje vetem pushtimi 450 vjecar Osman.Per dijeni ate perandori e cberi Mustafa Qemali Babai i Turqise moder.Me kete ai i dha fund nje sistemi pushtues,shtypes dhe percares.Prej asaj kohe Turqia ka qene dhe mbetet nje mbeshtetes i Shqiperise dhe shqiptareve... Por harrojme se vendi yne ka qene gjithmone pre e pushtuesve duke filluar prej perandorise Romake,asaj Bizantine,Serbe e Bullgare,per te erdhur me ketej,atij Italian e Gjerman.Per me keq akoma ne mbajme ne kembe nje Kryepeshkop jo Shqiptar,i cili e ka vendosur nen thuneder Autonomine e Kishes tone Ortodokse dhe askush nuk bezan per keto "pushtime",nuk ben ze per trojet etnike te banuara apo te uzurpuara prej Serbeve,Grekeve dhe pretendimet e tyre edhe ne ditet tona si prone e tyre e "uzurpuar" prej Shqiptareve. Le t'ja leme historise historine,le te shohim te perpara,te shohim qenrimin ndaj nesh ne ditet e sotme.Po te shohim kete do verejme se Turqia e sotme na ka shtrire doren e ndihmes pa kushte,kur te tjeret ne veri e ne juge perserisin diten dhe naten per pretendime teritoriale ndaj nesh.Keshtu edhe fqinji i jugut,pretendon per Epirin e Veriut,duke perdorur falanga gjoja pa lejen e qeverive te saj.Po si eshte e mundur qe te mos beje zpa keta njeres me emer dhe me ze e figure? Kushnga gjithe bota na ka dhuruar per nje kohe te shkurter nevojat shume te medha per strehim me 522 apartamente? Kush na ka ndertuar per 3 muaj nje spital me gjithe pajisjet?ASNJE> Shume fjale ,shume premtime,por realiteti dhe burokracia e tyre mendojne se ndihmat e premtuara,mund te na i japin kur ti kemi rene kembes? Edhe ne qendrimet e dites te sotme,kane dore armiqte tane te feshehur.Ata nxitin pseudo politikane e njeres pa vizion politik,te shajne e kritikojne viziten e Erdoganit dhe e lidhin me pervjetorin e 554 te vdekjes te Skenderbeut.Po si nuk u kujtuan per pervjetorin e 550 551 552 apo e bee si Kim Ir Seni ne Korene e Veriut,i cili kish harruar te mburte te atin si "luftetar" te madh dhe u kujtua te festonte 51 vjetorin e betejes te "famshme" te tij,kur nuk ksih festuar me par jubileune "50 vjetorit"...

    Përgjigju
  • Shkodra: 17/01/2022 23:21

    Mos bani komente te kota….ne te gjith kemi nje bashkjetese te mire fetare….feja e shqiptarit esht shqiptaria ????

    Përgjigju
  • Turi: 17/01/2022 20:48

    Tani qe e mbushem vendin me xhami jemi ok nuk na duhet gje tjeter , keto fete jane percarja e popujve e kishte mire ai sistem qe nuk i lejonte

    Përgjigju
  • Alb: 17/01/2022 20:29

    Korrupsjonin dhe injoranca po na qone mrapa.

    Përgjigju
  • Max: 17/01/2022 19:51

    Nuk thon kot qe jemi popull injorant...na pushtoi per 400 vjet turku edhe tani do me na pushtu prap me xhamia po po injorant ngelem..se jemi keq per xhami qe nuk na lejn as me flejt gjum

    Përgjigju
    • Italo-gjermani: 18/01/2022 11:45

      Po Italianet dhe gjermanet e pranojne qe kane ardh si pushtues Turqit thone 500 vjet vllazeri. Ça vllazerie ka qene kjo me turqit? Ajo qe vrau e preu dhe detyroi te nderrojne edhe besimin fetar?

    • Min: 18/01/2022 00:26

      O maksut po pak na shkerrdheu gjermani edhe italiani para 80 vitesh edhe mezi presim ti vizitojme?

    • Turi: 17/01/2022 20:47

      Jo keshtu, se nuk eshte mire

  • Dritan: 17/01/2022 19:49

    Z.kryeminister,mundohu ti mbushesh mendjen z. president, Erdoganit, qe shqiptaret te kene te drejte pune normalisht sikur turqit ne Turqi.Do jete shume fitimprurse per arnautet.Nuk do jete problem fare per Turqine,sa nje lagje e Stambollit jemi.

    Përgjigju
  • populli: 17/01/2022 19:45

    Keq per xhami jemi ne. Per xhami po vuajme.

    Përgjigju
    • @Xhamia: 17/01/2022 21:54

      @ Xhamia ne parim jam dakort me ty, por pa kaluar ne varesi ekstreme ashtu si konstatoj tek ty. Njerezit eshte mire te shkojne dhe te falen ne objekte kulti sepde marrin doza qetesie dhe fisnikerie por nuk eshte e thene qe te gjithe ata qe shkojne ne xhami apo kisha jane njerez te mire apo shkojne aty sepse besojne se do ju falen mekatet. Ke plot raste edhe te koheve te fundit. Pasi vrasin e presin, bejne pasuri me krim, papritur na behen besimtare.....kjo nuk duhet pranuar nga ju besimtaret e vertete. Pjesa tjeter eshte toleranca qe fatkeqesisht tek pjesa juaj eshte pothuajse 0. Besoni ku dhe si te doni, faljuni dhe besojini cilit zot i perkisni, por mos jua impononi kete gje atyre qe nuk jane si ju. Bota ka vend per te gjithe, per ju per ne dhe per ata, secili si e ndjen dhe jo vetem burrat si thua ti por cdo qenie njerezore.

    • Xhamia: 17/01/2022 20:06

      Pikerisht per xhami po vuajme se aty gjendet paqja shpirtore forca fizike lumturia e robit ! Morali ma i larte aty gjindet dhe mesimet me te vyera qe merr nje burre aty gjinden! Per sa ma shum xhami dhe burra qe i majne xhamit vuajme! E jo per homuseksuala dhe vrases dhe hajdute dhe ordinere dhe pjaneca dhe imorala kurvare dhe kurva qe na mbytet llumu i shoqeris shqiptare qe po shtoheni dita dites uroj qe Zoti tna udhezoje te gjithe shqiptareve po sna udhezoj tna shkaterrojne me mire se ne kete gjendje te mjerushme qe shofim dita dites

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?