Politikë

Pas Robert Ndrenikës, edhe Tinka Kurti në spotin e kryeministrit: Edi Rama ndihmoi Shqipërinë në kohë të vështira

31 Mars 2021, 08:43| Përditesimi: 31 Mars 2021, 09:02

  • Share

Pas aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika edhe aktorja Tinka Kurti është shfaqur së fundmi në një spot të PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama, pasi vetëm ai sipas saj lufton për vendin.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë . Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.

Kurti është një tjetër personalitet i rëndësishëm i artit shqiptar është bërë pjesë e fushatës së kryeministrit Rama, pasi kujtojmë se në spotin e parë në nisje të betejës së 25 prillit protagonist   ishte aktori Robert Ndrenika, i cili solli premtimet e socialistëve për mandatin e tretë.

Komento

Komente

  • Artistet: 31/03/2021 09:29

    Bravo Tinka!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?